×
  • Sport
  • Sport

    Messi dhuron spektakël, çfarë goli maestral nga gjeniu i futbollit

    FrontOnline
    17 Mars 2025

    Lionel Messi po tregon çdo ditë se klasi i ka mbetur ende, përkundër faktit se po shkon drejt fundit të karrierës.

    Ylli argjentinas e shënoi golin e parë në sezonin e ri derisa Inter Miami e mposhti Atlanta United me rezultat 2:1 në ligën MLS.

    Zëvendësuesi Fafa Picault e shënoi golin e tij të parë për Inter Miamin në minutën e 89-të, ndërsa Messi e realizoi golin e parë në sezonin e rregullt në fitoren dramatike me përmbysje, shkruan “Gazeta Express”.

    Messi e shfaqi klasin e tij duke e rrëmbyer një top, duke e kaluar një kundërshtar dhe duke e paraboluar me mjeshtri portierin e Atlantës.

    Kjo ishte vetëm ndeshja e dytë e tetë herë fituesit të Topit të Artë në sezonin e rregullt me Inter Miamin.

    Ish-futbollisti i Barcelonës i ka humbur tri ndeshje shkaku i një tërheqjeje muskulore para se të futej në lojë nga bankina të enjten mbrëma në fitoren 2:0 ndaj Cavalier FC në Xhamajkë.

    Goli i mbrëmshëm i Messit, i shënuar në minutën e 20-të, e barazoi përkohësisht rezultatin para se goli i Picault të ishte ai i fitores.

    Inter Miami tash i ka tri fitore e një barazim, duke qëndruar në krye të Konferencës Lindore të ligës MLS me 10 pikë nga katër ndeshje.

    Atalanta ndërkohë e ka një fitore, një barazim dhe dy humbje.

    Nga Rubrika
    Sport16 Mars 2025
    Stacionimi i forcave paqeruajtëse në Ukrainë, siç është propozuar nga Britania dhe Franca, në rast të arritjes së ndonjë armëpushimi me Rusinë,...
    Sport16 Mars 2025
    Hendbollistët U 18-të të Kosovës e kanë arritur një sukses historik. Ata janë kualifikuar në Kampionatin Botëror “Egjipti 2025”. “Dardanët” e mposhtën...
    Sport16 Mars 2025
    Xhiro e 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës do të vazhdoj sot, ku në program janë edhe dy ndeshje për t’u...
    Të tjera
    Lajme17 Mars 2025
    Derisa Evropa riarmatoset, NATO-ja është në krizë dhe aleancat nën presion, siguria në Kosovë vihet në diskutim. Autoritetet garantojnë stabilitet, por ekspertët...
    Lajme17 Mars 2025
    Emisari i ri Bashkimit Evropian për dialogun, danezi Peter Sorensen sot do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Kosovë si...
    Lajme17 Mars 2025
    Ish-kryenegociatori i Kosovës, Avni Arifi për FrontOnline e ka quajtur të “vdekur” politikën e jashtme të Kosovës. ‘’Kosovës i ka vdekur politika...
    Lajme17 Mars 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish presidentit, Hashim Thaçi, raporton Sinjali. Osmani...
    Lajme17 Mars 2025
    Kosova, që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, ka përjetuar një sërë sfidash për t'u afirmuar në arenën ndërkombëtare, por më...
    Lajme16 Mars 2025
    Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçit, ka vdekur të dielën e 16 marsit. I biri i tij këtë javë erdhi në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.