Bujar Nasufi është identiteti i 56-vjeçarit i cili u vra mbrëmjen e sotme me armë zjarri pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë, nga persona ende të paidentifikuar.
Burime bëjnë me dije se autorët e kësaj ngjarje janë larguar me një motor drejt zonës së Selitës, ndërkaq nga ana tjetër, policia në vendngjarje ka konstatuar gjashtë gëzhoja dhe ka ngritur pika kontrolli në zonë për kapjen e autorëve të vrasjes.
Bëhet e ditur se grupi hetimor po vazhdon hetimet për të përcaktuar identitetin e autorëve dhe shkaqet e vrasjes së 56-vjeçarit, Bujar Nasufi./Euronews.al.