Gruaja e Donald Trumpit, Melania, nuk ka gjasa të kthehet në Shtëpinë e Bardhë me kohë të plotë si zonja e parë, raporton CNN.
Sipas burimeve të CNN, ajo planifikon të ndajë kohën e saj mes Nju Jorkut dhe Floridës
Melania nuk shkoi në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën kur Trumpi u takua me Joe Bidenin, pasi ishte ftuar të takonte Jill Bidenin. Ajo konfirmoi se e kishte refuzuar ftesën në një postim në X.
Melania bëri paraqitje të herëpashershme publike së bashku me bashkëshortin e saj gjatë mandatit të tij të parë, por ka munguar pothuajse tërësisht në fushatën e tij këtë vit