Meksika vazhdon të ketë numër të madh të infeksioneve me COVID-19.
Meksika raportoi të hënën 3,805 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 220,657, raporton Cnn.
Ministria e Shëndetit meksikan raportoi gjithashtu 473 vdekje të reja, duke sjellë numrin e vdekjeve të lidhura me koronavirusin e vendit në 27,121.
Mexico City filloi të hënën një proces gradual të rihapjes.
Klubet sportive dhe aktivitetet fizike në natyrë, përdorimi i punëtorëve shtëpiak dhe shitja me pakicë janë ndër aktivitetet që tani lejohen.