Megan Fox kohët e fundit nxiti një ortek komentesh negative nga ndjekësit e saj në profilin e saj në Instagram, të cilët vlerësuan se ylli me të vërtetë e ekzagjeroi këtë herë.
Aktorja ndau një fotografi të saj duke pozuar pranë një tavoline masive prej druri në Airbnb që ajo së fundmi kishte marrë me qira me të dashurin e saj, reperin Machine Gun Kelly.
Së bashku me një fotografi të saj në sytjena dhe të veshur me një xhaketë të zbërthyer, ajo shkroi: “Kur ju them se tryeza në këtë Airbnb pa disa gjëra” (duke aluduar në çmenduritë seksuale që kishin bërë mbi tavolinë).
Nën postimin, i dashuri i saj Kelly ndau një koment po aq eksplicit: “Unë jam vërtet i kënaqur që nuk është më tryeza jonë”. Edhe pse e fshiu shpejt, komenti ende mbeti i i pranishëm në Instagram në faqen e njohur @commentsbycelebs.
Fansave nuk iu desh të prisnin gjatë për reagimet, dhe komentuesit në përgjithësi u tmerruan nga sjellja e çiftit në mediat sociale, duke e quajtur atë “të neveritshme” dhe “të dëshpëruar”.
“Imagjinoni që ju zotëroni atë Airbnb dhe hasni në diçka të tillë”, shkroi një komentues, ndërsa një tjetër pyeti, “A e dinë ata që thjesht mund t’i dërgojnë gjëra të tilla vetes në një mesazh privat?”
“E neveritshme. Disa gjëra që e gjithë bota nuk ka nevojë t’i dijë. Ju lutemi gjeni të paktën pak dinjitet dhe blini pronarëve një tavolinë të re”, ishte sugjerimi i një komentuesi tjetër.
Kishte edhe nga ata që vunë në dukje faktin se vajza 12-vjeçare e Kelly nga një lidhje e mëparshme gjithashtu ka një profil në Instagram, kjo është arsyeja pse çifti duhet të jenë akoma të kujdesshëm se cilat detaje nga jeta e tyre private përfundojnë në postimet publike. “Kjo është shumë. Epo vajza e tij është në Instagram”, përfundoi një komentues. Fox është gjithashtu nënë e tre fëmijëve, të cilët i ka nga martesa e saj me Brian Austin Green./FrontOnline/