Emisar i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë javën e ardhshme, siç raporton mediumi serb “Tanjug”.
Ai do të vijë në shtetet ballkanike pas pas një diskutimi në Këshillin e BE-së për çështjen e dialogut, njofton Klan Kosova.
Herën e fundit Lajçak vizitoi Kosovën në qershor të këtij viti.