×
  • Opinione
  • Opinione

    Mediat sociale mund të jenë të dëmshme për fëmijët – po aq sa duhani apo bixhozi

    Devi Sridhar
    06 Korrik 2023

    Nga: Devi Sridhar / The Guardian

    WhatsApp-i është për të moshuarit. Domethënë për njerëzit mbi 30 vjeç. Të paktën kështu më thonë studentët e mi të vitit të parë në mjekësi. WhatsApp ishte sfera e bisedave qeveritare në lidhje me politikat e Covidit-19, ose për grupet e familjes që ndajnë fotot e diplomimit dhe fotot e tyre të mëparshme. Të rinjtë, veçanërisht adoleshentët, komunikojnë përmes Snapchat-it, një aplikacion që arrin në 90 për qind te përdoruesit 13-24-vjeçarë dhe në 75 për qind te 13-34-vjeçarët në gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Ka më shumë se 21 milionë përdorues aktivë në Britani, në një muaj, që është pothuajse një e treta e popullsisë, dhe secili futet në aplikacionin mesatarisht për më shumë se 50 herë në ditë.

    Nëse kthehemi në vitet 1980 dhe 1990, të qenit prind shpesh kishte të bënte me mbajtjen e fëmijëve fizikisht të sigurt. Ishe normale për një 14-vjeçar me disponim të keq, që të dojë të rrijë i vetëm në dhomën e vet – në fakt kjo ishte e mjaftueshme për t’i mbrojtur ata. Prindërit kishin mbikëqyrje të qartë se kush ishin fëmijët e tyre në shtëpi dhe për materialet fizike që konsumonin.

    Në vitin 2023, fëmijët janë në dhomat e veta në shtëpi, por teksa janë fizikisht të sigurt ata janë të ekspozuar ndaj një bote të tërë virtuale, pa pothuajse asnjë rregullim për përmbajtjen që shohin – gjatë gjithë kohës që shpenzojnë në pajisje ose në kufirin mes komunikimit të nevojshëm social me miqtë dhe një bote shumë më të errët të materialeve të dëmshme, ose pornografike, si dhe të influencuesve grabitqarë.

    Problemet me të cilat përballen adoleshentët dhe prindërit është fakti se aplikacionet shpeshherë qëllimisht janë krijuar për të krijuar varësi, ose përdoren në mënyrë të detyrueshme. I kthejnë rregullisht ndërveprimet sociale në lojëra – si funksioni “Snapstreak” i Snapchat-it që shënon me pikë një përdorues për numrin e ditëve të njëpasnjëshme që ka ndarë foto me çdo kontakt, duke i inkurajuar të jenë vazhdimisht të disponueshëm në aplikacion. Aplikacionet vijnë gjithashtu me shumë brenga sigurie dhe të mbikëqyrjes. Snapchat i popullarizoi mesazhet që zhduken, që do të thotë se prindërit nuk mund të kontrollojnë se çfarë ka parë ose postuar fëmija dhe shumë aplikacione e ndajnë vendndodhjen e përdoruesit me të tjerët. Adoleshentët dhe fëmijët mund të mos e dinë që po i ndajnë të dhënat e drejtpërdrejta për vendndodhjen e tyre – gjatë gjithë ditës.

    Dëmet e mundshme të këtyre aplikacioneve po përmenden gjithnjë e më shumë. Kirurgu i përgjithshëm amerikan, Vivek Murthy, muajin e kaluar lëshoi një “këshillim” për efektet që përdorimi i mediave sociale ka në shëndetin mendor të të rinjve. Ai tha: “Pyetja më e zakonshme që ma bëjnë prindërit është se ‘a janë mediat sociale të sigurta për fëmijët e mi’? Përgjigja është se nuk kemi prova të mjaftueshme për të thënë se është e sigurt, dhe në fakt, ka prova të shtuara se përdorimi i mediave sociale shoqërohet me dëmtimin e shëndetit mendor të të rinjve. Jemi mes një krize kombëtare të shëndetit mendor të të rinjve dhe jam i shqetësuar se mediat sociale janë shtytës i rëndësishëm i asaj krize”.

    Presidenti i Shoqatës Amerikane të Mjekësisë, Jack Resneck Jr, përdori fjalë edhe më të rënda: “Me përdorimin pothuajse universal të mediave sociale nga të rinjtë e Amerikës, këto aplikacione dhe sajte paraqesin rrezik të madh dhe dëmtime të shëndetit mendor në mënyrat që vetëm tash kemi filluar t’i kuptojmë si duhet”. Është shqetësues dëshmia e ndikimit në shëndetin mendor.

    Anketa e fundit e Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve dhe për Sjelljen e Rinisë, në vitin 2021 kështu e ilustroi shkallën e problemit: 42 për qind e nxënësve të shkollave të mesme, që janë anketuar, gjatë vitit të kaluar kanë përjetuar ndjenja të vazhdueshme trishtimi, ndërsa 22 për qind seriozisht kanë menduar për vetëvrasjen. Hulumtimi i cituar nga Murthy tregon se adoleshentët që kalojnë më shumë se tre orë në ditë në rrjetet sociale, kanë dyfish më shumë rrezik për depresion dhe ankth. Për më tepër, 46 për qind e adoleshentëve të moshës 13-17-vjeçare thonë se rrjetet sociale i bëjnë ata të ndihen më keq për imazhin e trupit dhe 64 për qind e asaj grupmoshe “shpesh” ose “ndonjëherë” janë ekspozuar ndaj përmbajtjeve të bazuara në urrejtje. Megjithatë, vetë fëmijët ndihen të pasigurt se si të përballen: një e treta – ose më shumë – e vajzave të moshës 11 deri në 15-vjeçare, thonë se ndihen “të varura” nga disa aplikacione, ndërsa më shumë se gjysma e adoleshentëve thonë se do ta kishin të vështirë të hiqnin dorë nga rrjetet sociale.

    Një studim nga studiuesit në Universitetin e Bathit, analizoi efektet e shëndetit mendor nga pushimi njëjavor prej mediave sociale, që mesatarisht lironte rreth nëntë orë të javës së tyre. Edhe pas vetëm shtatë ditëve, pjesëmarrësit patën përmirësime të konsiderueshme në mirëqenie, depresionit dhe ankthit – në krahasim me një grup kontrolli.

    Ekziston një konsensus mes ekspertëve të shëndetit, për efektet negative kronike shëndetësore nga përdorimi i mediave sociale. E, megjithatë, ne po ua lëmë kryesisht prindërve dhe të rriturve të tjerë të interesuar që të gjejnë zgjidhje për një efekt anësor të telefonave inteligjentë. Barra i takon qeverisë që ta njohë ndikimin negativ shëndetësor që kanë disa aplikacione të mediave sociale, e të krijojë politika për t’i rregulluar kompanitë e për t’u siguruar se nuk po ua shesin një produkt të rrezikshëm fëmijëve, si dhe të punojnë drejt zgjidhjeve kolektive. Kjo mund të përfshijë punën me këto kompani, për të marrë vendime të projektimit dhe të zhvillimit të produktit të tyre – me prioritet sigurinë dhe shëndetin.

    Kompanitë mund t’i rezistojnë kësaj, sepse është në interesin e tyre financiar që t’i mbajnë përdoruesit në platformat e tyre, për aq kohë sa të jetë e mundur. Koha para ekranit është rrjedha e tyre e të ardhurave: 99 për qind e të ardhurave të Snapchat-it vijnë nga shfaqja e reklamave për përdoruesit; Shifra për Meta-n, që zotëron Facebook-un dhe Instagram-in, është rreth 98 për qind. Sa më gjatë që fëmijët kalojnë në platformën e tyre, aq më shumë para fitojnë. Dhe, kostoja ndoshta paguhet me shëndetin mendor të brezit të ardhshëm të shoqërisë.

    Në prill të vitit 2023, një grup i senatorëve nga dy parti në ShBA, parashtroi legjislacionin e ri – projektligjin për mbrojtjen e fëmijëve në mediat sociale, që kërkonte një moshë minimale të përdorimit të mediave sociale – prej 13 vjeç – pëlqimin e prindërve për fëmijët 13-18-vjeçar dhe që do të ndalonte platformat nga përdorimi i algoritmeve të caktuara për përdoruesit e rinj.

    Siç tha një nga senatorët që propozoi ligjin amerikan, Brian Schatz: “Dëshmitë e shtuara janë të qarta: mediat sociale po i bëjnë më shumë fëmijët me depresion dhe po bëjnë kërdi në shëndetin e tyre mendor. Teksa fëmijët po vuajnë, kompanitë e mediave sociale po përfitojnë. Kjo duhet të ndalet”.

    Pikërisht për këtë është rregullimi publik. Ashtu si politikat për duhanin, alkoolin ose lojërat e fatit, mund të na sigurojë se kur kompanitë private shesin një produkt, me ndikime të mundshme negative shëndetësore, e bëjnë këtë në një mënyrë që ndjek udhëzimet e caktuara dhe që mbron përdoruesit e cenueshëm nga ekspozimi i plotë.

    Përkthimi: Telegrafi.com

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Opinione01 Maj 2024
    Nga: Daniel Michaels / The Wall Street Journal (titulli origjinal: NATO Prepares to Face Russia – and Problems of Its Own) Trupat...
    Opinione30 Prill 2024
    Nga: David Robson / The Atlantic Në vitin 1986, miliona filipinas dolën në rrugët e Manilës, duke protestuar në mënyrë paqësore (në...
    Opinione29 Prill 2024
    Shkruan: Mero Baze Ilir Meta i bëri të gjitha sa mundi. Në fillim hipi në hekura, pastaj në kodrat e Lieqnit, më...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Kampionet në fuqi të Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave, KH Istogu sot e patën ditë pikniku. Pikërisht më 1 maj,...
    Sport01 Maj 2024
    Krahas ndeshjeve gjysmëfinalen në Ligën e Kampionëve, këtë të enjte luhen edhe dy gjysmëfinalet e para të Ligës së Evropës, ligë kjo...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamaz, ka thënë se për katër vjet, punëtorët në Kosovë janë lënë...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Në Shqipëri ka rreth 1,3 milionë njerëz, të moshës mbi 15 vjeç, të cilët punojnë me pagesë ose me fitim. Kjo shifër...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Në shkollat ​​fillore në vend në muajin maj do të bëhet regjistrimi i nxënësve të klasës së parë. Prindi ose kujdestari është...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Organizatat palestineze të të drejtave të njeriut kanë thënë se nuk ka informacione për 1,000 punëtorë nga Rripi i Gazës që punonin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.