Shifrat e vdekjeve nga koronavirusi kanë kaluar 980-mijëshin në gjithë botën të premten, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”.
Në gjithë botën janë regjistruar deri tash 32 milionë raste pozitive.
Evropa, sipas një paralajmërimi të Bashkimit Evropian, është më rëndë aktualisht se në pikun që e kishin pasur disa shtete në muajin mars. Rastet e reja të infeksionit po shpërthejnë dhe blloku evropian ka shprehur shqetësime të mëdha për situatën që mund të pasojë.