×
  • Opinione
  • Opinione

    Me shpejtësi të plotë drejt vitit 2030

    Tanja Fajon
    10 Shtator 2023

    Shkruan Tanja Fajon:

    Javën e kaluar, në Slloveni u organizua Forumi Strategjik i Bled-it (BSF), një konferencë e njohur për diskutimet e saj tradicionale rreth Ballkanit Perëndimor. Edhe pse këtë vit diskutimet dukshëm tejkaluan vëmendjen rajonale dhe patën një shtrirje globale, interesi më i madh u drejtua tek e ardhmja e Ballkanit Perëndimor brenda BE-së. Ideja e paraqitur nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, se BE dhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë gati për zgjerimin deri në vitin 2030, bëri jehonë të madhe. I ashtuquajturi “premtimi i Bled-it” nuk la askënd me zemër të ftohtë, por ngriti një pikëpyetje për të gjithë nëse të dyja palët mund të jenë vërtet gati për zgjerimin deri në atë datë.

    Përgjigja ime për të gjitha këto pyetje është e qartë: mundësia është këtu dhe ne duhet ta shfrytëzojmë atë me shpejtësi të plotë. Ne duhet të punojmë drejt gjetjes së një vullneti të mjaftueshëm politik në Ballkanin Perëndimor për reforma dhe vullnetit politik në BE për t’u zgjeruar. Duhet të fokusohemi në destinacionin përfundimtar, por nuk duhet të anashkalojmë udhëtimin.

    Kur bëhet fjalë për Bashkimin Evropian, zgjerimi i BE-së padyshim është rikthyer në agjendë. Peizazhi gjeopolitik e bën të qartë se zgjerimi i BE-së nuk ka alternativë. Lufta në Ukrainë ka rritur oreksin për zgjerim, si dhe ka afirmuar nocionin se zgjerimi është një domosdoshmëri strategjike për BE-në. Me fjalë të thjeshta, është tani ose kurrë.

    Kjo, sigurisht, që nuk do të thotë se kriteret e zgjerimit të BE-së do të hiqen dhe se Ballkani Perëndimor mund të hyjë në Bashkim pa i për mbushur ato. Kjo do të thotë se rajonit do t’i kushtohet më shumë vëmendje politike dhe se vendeve të Ballkanit Perëndimor do t’u kërkohet që ta bëjnë këtë në mënyrë të përshtatshme.

    Për BE-në kjo do të thotë një vetëangazhim për të reformuar procesin e saj të vendimmarrjes dhe për t’u përgatitur, në aspektin institucional dhe financiar. BE-ja me më shumë se 30 shtete anëtare në tryezë thjesht nuk mund të jetë efikase siç duhet. Një reformë e tillë nuk do të jetë një detyrë e lehtë, por është e domosdoshme. Dhe është e një rëndësie strategjike për BE-në, në të njëjtin nivel rëndësie si zgjerimi. Skeptikët do të argumentonin se të gjitha këto detyra duken të jenë shumë të vështira deri në vitin 2030.

    Por, nga pikëpamja realiste, nuk do të ketë ndonjë ofertë më të mirë në tryezë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një mundësi më të mirë për Bashkimin për t’u përmirësuar dhe përshtatur ndaj realiteteve të reja globale. Në Bled, unë zbulova një formulë për BE-në e ardhshme në 2030, të quajtur në anglisht “3E by 3E”, që përfshin këto synime. BE-ja e vitit 2030 duhet të jetë më e angazhuar (engaged) me botën, të zgjerohet (enlarged) me Ballkanin Perëndimor dhe partnerët tanë në Lindje, si dhe duhet të ketë zhvilluar (evolved) procesin e vendimmarrjes për t’u bërë më efikas.

    BE-ja duhet t’u qaset këtyre proceseve me këmbëngulje (eagerness),përshtatshmëri (expedience) dhe të bazuar në përvojë (experience). Besoj se nuk ka asgjë për të shtuar. Vitet që do të vijnë nuk do të kenë të bëjnë as me perceptime dhe as mashtrime. Ato do të kenë të bëjnë me punën e vështirë nga të dyja palët:Ballkani Perëndimor dhe BE-ja, në mënyrë që të përgatisin të dyja palët për zgjerimin e BE-së deri në vitin 2030. Këto kohë të vështira do të kërkojnë liderë të guximshëm nga të dyja palët.

    Udhëheqës që do të shikojnë drejt të ardhmes. Liderë të cilët do të ishin të gatshëm ta vendosnin zgjerimin në krye të agjendës së tyre dhe të merrnin vendimet e nevojshme për të mundësuar zgjerimin. Prandaj, zgjedhjet evropiane do të jenë një moment historik i rëndësishëm për objektivin e vitit 2030.

    Pavarësisht zgjedhjeve, Ballkani Perëndimor gjithmonë mund të llogarisë në mbështetjen e Sllovenisë. Ne do të mbetemi një mbështetës i vendosur i procesit të zgjerimit të BE-së me shpejtësi të plotë. Një mik i rajonit në të mirë dhe të keq. Për shembull, Sllovenia tashmë mbron hapjen e negociatave të pranimit në BE të Bosnje-Hercegovinës deri në fund të këtij viti.

    Koha do ta tregojë nëse Presidenti Michel mbajti një fjalim historik në Bled. Shpresoj se zotimi i Bled-it do të materializohet edhe për shkak të Bledit tonë magjik. Vendi ku peizazhet e bukura malore alpine takohen me ujin e liqenit të pastër kristal, është vendi më i mirë ku mund të ndodhin mrekullitë.

    (Autorja është ministre për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane të Sllovenisë)

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të FSK-së kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit malor dhe ujor në kërkim të një...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës sot mbajti mbledhjen e saj të rregullt ku mori disa vendime. Në këtë mbledhje Lyra Osmani u emërua në...
    Lajme10 Janar 2025
    Kreu i PDK-së, ka takuar sot strukturat e PDK-së të degës së saj në Prishtinë, shkruan FrontOnline. Krasniqi, pas takimit në Facebook,...
    Sport10 Janar 2025
    Liverpool ishte i detyruar të ulte avionin në Birmingham të mërkurën në mbrëmje pasi fluturimi i tyre nga Londra u kthye për...
    Vip10 Janar 2025
    Gjatë këtij mëngjesi, banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta i ka thënë Rovenës se ajo e ka bërë gjoksin....
    Vip10 Janar 2025
    Vullneti i ka kënduar Rovenës një këngë kushtuar tradhtisë. Ai i këndoi para fytyrës, ndërsa iu bashkuan edhe disa nga banorët tjerë,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.