×
  • Opinione
  • Opinione

    Me ngut e paske me e shit tradhtinë, Kryeministër!

    Hisen Berisha
    30 Gusht 2023

    Nga takimi në Forumin e Bledit për strategji në Slloveni, Kryeministri Kurti doli me kërkesën për “normalizim të raporteve me Serbin”, meqë po shkojmë ne vit zgjedhor në SHBA dhe BE, ku priten ndryshime të mëdha politike dhe ideologjike.

    Arsye kjo shumë indikative.

    Nga çka po frigohet Kryeministri ultramajtist kosovar, që për tre vite qeverisje i ka mbyllur po thuaj të gjitha dyert e demokracive përendimore?!

    Athua se me ngutinë për normalizimin e raporteve me Serbinë, po mundohet ta shes tradhtinë që po i bën vendit me marrëveshjet që ka bërë gjatë dialogimi me procesin e reformatimit të tyre dhe të vet dialogut, bashkë me Statutin e Beogradit.

    Në përmbyllje të sesionit pranveror të kuvendit, e konfirmoi se ka rrëshqitur mu aty ku e kisha paralsjmëruar, pra në tradhti ndaj interesave të vendit.

    Tani e ka problemin si ta paketon ketë tradhti, për ta shtiur në popull të cilin ende po e mban të hipnotozuar me mashtrimet trushplarëse.

    Pas takimit që bëri Kurti në Greqi me Vuçiqin, i cili po ashtu, po ia numëron vetit ditët e pushtetit, ka rrezik që këta pasardhësit e shkollës së vjetër, të përdorin krizat politike dhe përplasjet ndëretnike, si doktrina për mbijetesë në pushtet.

    Prandaj dyshoj se nëse jo në Veri të Kosovës, për shkak të mandatiti që ka NATO/KFOR në Kosovë, atëherë mund ti koordinojnë veprimet e tyre për një “eskalim të kontrolluar të situatës në Kosovë Lindore, Preshevë, Bujanë, Medvegjë”, etj.

    Kombinatura diplomatike e qeverisë Kurti 1e2, me refuzim të marrëvrshjes së Uashingtonit, njohjes nga Izraeli dhe refuzimi i vizitës me ftesë të qeverisë izraelite dhe raportimi në Stamboll, pastaj reformati i marrëveshjes së Brukselit “All in One” me njohjen, reformatim të dialogut që nga Brukseli me Planin franko-gjerman, dhe Statutin e Beogradit, në Oher me Aneksin pë implementim të detyrimeve nga Plani, tërheqjen me kushte në Bratisllav, është rrugëtimi politik që po e dërgon çështjen e Kosovës në Moskë, e cila ështe largë nga Brstisllava 2.100 km dhe varësisht a shkon në rrugë ajrore apo tokësore, ju duhen 3 përkatësisht 24h.

    Cila do qoftë rruga, të këqiat vijnë me shpejtësi mediale.

    Por lëvizja e çështjes së Kosovës nga Uashingtoni në Moskë, mbi 8000 km, është distancë historike e tradhtisë ndaj kombit tënd Albin, pa ua paragjykuar përkatësinë etnogjenetike.

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të FSK-së kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit malor dhe ujor në kërkim të një...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës sot mbajti mbledhjen e saj të rregullt ku mori disa vendime. Në këtë mbledhje Lyra Osmani u emërua në...
    Lajme10 Janar 2025
    Kreu i PDK-së, ka takuar sot strukturat e PDK-së të degës së saj në Prishtinë, shkruan FrontOnline. Krasniqi, pas takimit në Facebook,...
    Sport10 Janar 2025
    Liverpool ishte i detyruar të ulte avionin në Birmingham të mërkurën në mbrëmje pasi fluturimi i tyre nga Londra u kthye për...
    Vip10 Janar 2025
    Gjatë këtij mëngjesi, banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta i ka thënë Rovenës se ajo e ka bërë gjoksin....
    Vip10 Janar 2025
    Vullneti i ka kënduar Rovenës një këngë kushtuar tradhtisë. Ai i këndoi para fytyrës, ndërsa iu bashkuan edhe disa nga banorët tjerë,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.