×
  • Lajme
  • Lajme

    Me Ligjin për luftimin e COVID-19, personat që nuk respektojnë masën e izolimit dënohen deri në 500 euro

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 tashmë është në fuqi. Me këtë Ligj, personi i i cili ka obligim të izolohet apo karantinohet për afatin e përcaktuar kohor nga organi kompetent si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID–19 dhe nuk i zbaton urdhrat e dhënë nga organet kompetente dënohet me gjobë deri në 500 euro.

    Neni 26 i këtij ligji rregullon çështjen e izolimit dhe karantinës gjatë pandemisë COVID-19.

    Neni 26- Izolimi dhe Karantina

    I. Personi i cili ka obligim të izolohet apo karantinohet për afatin e përcaktuar kohor nga organi kompetent si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID–19 dhe nuk i zbaton urdhrat e dhënë nga organet kompetente dënohet me gjobë:

    1.1. Personi i vendosur në izolim apo karantinë sipas vendimit të organit kompetent i cili nuk i zbaton rregullat e përcaktuara gjatë kohës së qëndrimit në izolim/karantinë apo tenton të largohet nga izolimi/karantina dënohet me gjobë prej pesëqind (500) euro si dhe rikthimin në izolim apo karantinim;

    1.2. Personi i cili hyn në zonën karantinë të Republikës së Kosovës dhe nuk izolohet apo karantinohet, siç është përcaktuar me vendim të organit kompetent, dënohet me gjobë prej pesëqind (500) euro;

    1.3. Personi i cili vjen nga zona karantinë dhe nuk zbaton vendimin nga organi kompetent për izolim apo karantinim të detyrueshëm dënohet me gjobë prej njëqindepesëdhjetë (150) euro;

    1.4. Personi i cili del nga izolimi ose zona e karantinës e përcaktuar me vendim të organit kompetent, pa leje përkatëse dënohet me gjobë prej njëqindepesëdhjetë (150) euro.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Njohës i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, për FrontOnline, ka folur lidhur vendimin e fundit të SHBA-së për të marrë masa sanksionuese...
    Lajme10 Janar 2025
    Gjatë ditës së sotme pritet të emërohet drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Propozim-vendimi për emërimin e drejtorit ekzekutiv të...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme të mbajë mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit mbledhja e Qeverisë pritet të nis...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202509 Janar 2025
    Idriz Vehapi, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), ka njoftuar se ka takuar ish lojtarin e KF "Prishtina", Sahit Kelmendin....
    Lajme09 Janar 2025
    Eksperti i Sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, se para Vitit të Ri, edhe Bondsteel është përfshirë në ndërprerjen...
    Vip09 Janar 2025
    Loja ‘truth or dare’ ka bërë që banorët e shtëpisë së ‘Vëllait të Madh’ të bëjnë pyetje nga më të ndryshme për...
    Zgjedhjet 202509 Janar 2025
    Kandidati për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e vetme me program politik në Kosovë. Kreu i...
    Lajme09 Janar 2025
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Podujevë, ku një 36-vjeçar ka ndërruar jetë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare gjatë trajtimit për...
    Lajme09 Janar 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Podujevë, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.