×
  • Lajme
  • Lajme

    Me ftesë të Blinken, Osmani udhëton për në SHBA

    FrontOnline
    08 Korrik 2024

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Washington me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

    Zyra e Presidencës përmes një komunikate për media njofton se Osmani do të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për gratë, paqen dhe sigurinë, i cili mbahet në kuadër të Samitit të NATO-s në 75-vjetorin e themelimit.

    “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Ëashington D.C., me ftesë të Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili mbahet në kuadër të Samitit të NATO-s, në 75 vjetorin e themelimit të kësaj organizate ushtarake.

    Duke vlerësuar ftesën e sekretarit Blinken, Presidentja Osmani ka theksuar se përfshirja e Kosovës në aktivitete të tilla është e një rëndësie të veçantë, meqë është hera e parë që Kosova përfshihet në ngjarje në kuadër të samitit të NATO-s.

    Kjo mundëson krijimin e partneriteteve të reja në rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO”, thuhet në komunikatë.

    Nga Presidenca thanë se përfshirja e Kosovës në aktivitetin e organizuar nga Sekretari Blinken dedikuar Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë është tregues i fuqishëm i rolit në rritje që po luan Kosova në avancimin e kësaj agjende ne nivel global dhe përkushtimit të saj ndaj parimeve dhe vlerave të mbështetura nga NATO-ja.

    Po ashtu, gjatë qëndrimit në Washington, Osmani do të zhvillojë edhe aktivitete e takime të tjera ku do të diskutohet forcimi i bashkëpunimit me qëllim të kontributit për paqe dhe siguri në rajonin tonë e më gjerë.

    Ndryshe 75 vjet më parë, 12 vende nënshkruan Traktatin e Atlantikut të Veriut në Uashington, DC për të siguruar mbrojtjen e tyre kolektive në një botë të paparashikueshme.

    Këtë vit, 32 aleatë të NATO-s do të takohen përsëri në Washington për të marrë vendime kyçe se si të vazhdojnë të mbrojnë një miliard qytetarët e tyre, ndërsa bota përballet me momentin më të rrezikshëm të sigurisë që nga Lufta e Ftohtë.

    “Në Samitin e Washingtonit, ne do të demonstrojmë edhe një herë unitetin dhe forcën e NATO-s, në mbështetje të Ukrainës dhe për të mbajtur të gjithë njerëzit dhe vlerat tona të sigurta”, ka thënë Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

    Në Samitin e Ëashingtonit, udhëheqësit e NATO-s do të trajtojnë një sërë çështjesh me të cilat përballet Aleanca dhe do të sigurojnë që NATO të mbetet e gatshme për t’iu përgjigjur çdo sfide.

    Këtu përfshihet mbrojtja e të gjithë aleatëve, me stërvitje në tokë, në det dhe në ajër; ndihma për Ukrainën, e cila është ende nën pushtimin brutal të Rusisë; bashkëpunimi mes partnerëve, që përfshin Evropën, rajonin Indo-Paqësor dhe organizata të tjera, veçanërisht BE.

    Paralelisht me Samitin e Washingtonit, qyteti do të presë Forumin Publik të NATO-s – një ngjarje që synon të promovojë një kuptim më të mirë publik të politikave, qëllimeve dhe vendimeve të NATO-s përmes dialogut dhe angazhimit me një grup unik dhe të larmishëm të palëve të interesuara./Front Online/

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme22 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të kërkojë nga të gjitha vendet mbështetje...
    Lajme22 Shtator 2024
    Sot, më 22 shtator, shënohen 26 vjet nga beteja heroike e vitit 1998 në Drenicë, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe...
    Lajme22 Shtator 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, përkujtoi  heronjtë e kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci, në 26-vjetorin e rënies së tyre heroike....
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 4.5 shkallë të Rihterit ka goditur sot Bosnje e Hercegovinën, derisa dridhjet janë ndjerë edhe në...
    Lajme22 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në 26-vjetorin e rënies së tyre. Kurti është shprehur se ‘jeta e...
    Sport22 Shtator 2024
    E ardhmja e Mason Greenwood duket se do të jetë larg Olympique Marseille vetëm pas një viti. Sulmuesi anglez ka filluar shkëlqimin...
    Lajme22 Shtator 2024
    Është përuruar Shtëpia-Shtab e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Halabak të Podujevës. Pjesëmarrës ishte dhe kreu i këtij qyteti, Shpejtim Bulliqi. “U...
    Lajme22 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2292 tiketa për pjesëmarrësit e trafikut për...
    Lajme22 Shtator 2024
    Kryetar i Partisë  Demokratike të  Kosoves (PDK) Memli Krasniqi kujton heronjtë  Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, dhe thotë se për ta, më e shtrenjtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.