×
  • Opinione
  • Opinione

    “Më duhet të iki, për fëmijët e mi”

    FrontOnline
    30 Shtator 2022

    Derisa po prisja në parking për të bërë pagesën, mu afrua personi që përkujdesej zakonisht për pagesat. Njeri në moshë të mesme me të cilin shpeshherë kishim shkëmbyer biseda të shkurta gjatë procedurës së kur bëja pagesën e parkingut.

    Kishte energji që dëgjonte të gjitha debatet dhe të nxirrte përkufizime, të cilat jo rrallëherë ishin më të qëlluara se sa ato të debatuesve në studio.

    Njerëzit që merren me përditshmëri, mund mos ta kenë oratorinë, por nga ata mund të mësosh shumë sepse jetën në Kosovë e përjetojnë ashtu siç iu vjen, larg reflektorëve të studiove dhe objektivit të kamerave.

    Ata e ndjejnë çdo përkufizim të sinqertë që thuhet në studio. Dhe, shpresojnë se bisedat e shkurta kur ndjejnë një hall, mund të jenë temë e trajtimit për të arritur deri tek veshët e Qeverisë.

    “Më fal që të marr pak kohë më tepër sesa zakonisht”, më tha. Nuk po ma merrte pagesën.

    “Çfarë po ndodh?”, e pyeta i habitur.

    “Unë po iki vet i gjashti nga ky vend”, mu drejtua dhe psherrrëtiu thellë.

    “Pse”, e pyes si i zënë në faj.

    “Fëmija im vuan nga një sëmundje e rrallë, vetëm jashtë vendit mund të trajtohet. I duhet hospitalizim për 1 vit. Shteti këtu tha se nuk ka mundësi të mi mbulojë shpenzimet”, tha duke psherëtirë.

    Derisa fliste më ndërmendeshin skandalet me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, deklarimet e ministrit të Shëndetësisë që kërkonte kohë 5 deri në 10 vite për ta reformuar shëndetësinë në Kosovë.

    Shëtitjet e tij si turist. Të gjitha këto më kalonin nëpër mendje derisa një prind ishte duke e bërë sakrificën për fëmijën e tij – të largohej për të mos u kthyer.

    Paratë e pagesës më mbetën në grusht dhe veç po ma forconin lëmshin që mu mbledh në grykë.

    Nuk gjeja t’i thosha asgjë më shumë njeriut që po luftonte për jetën e fëmijës së tij në rrethana kur në këtë vend vazhdojnë të mbeten të mbyllura shkollat, shëndetësia publike thuajse është tërësisht e shkatërruar, stafi shëndetësor ikë nga vendi, inflacioni ka depërtuar në xhepin e secilit dhe sikur kjo mos të mjaftojë, gjatë dimrit paralajmërohet edhe terri!

    Derisa po largohesha, në kujtesë më mbeti vetëm dhembja e tij dhe psherëtima e njeriut që këputet nga rrënjët e vendit të vet. Shtrëngoja paratë që më mbeten në duar. Nisën të më djegin si zjarr.

    Nga Rubrika
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Opinione06 Janar 2025
    Nga Hisen Berisha: Refuzimi i Kryeministrit Kurti ndaj Prokurorisë Speciale dhe institucioneve shtetërore shfaq një problem më të thellë sesa një mosmarrëveshje...
    Opinione03 Janar 2025
    Nga Richard Kemp: Ndërsa viti 2025 ka filluar, pesimizmi për fatin e Ukrainës rri pezull në ajër, ndërsa kutërbimi i paqësimit ndihet...
    Të tjera
    Lajme07 Janar 2025
    Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump u shpreh kundër “armatizimit të drejtësisë” nga demokratët dhe sulmoi këshilltarin special amerikan, Jack Smith gjatë...
    Lajme07 Janar 2025
    Korporata Energjetike e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka informuar publikun rreth procesit të rekrutimi të punonjësve të rinj. Sipas KEK-ut,...
    Lajme07 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Deçan e Pejë, ka...
    Lajme07 Janar 2025
    Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ka bërë të ditur se e ka përfunduar vizitën e tij...
    Vip07 Janar 2025
    Gresa e ka ngacmuar Drilonin me fjalë, derisa ky i fundit ishte duke ushtruar. Ajo i ka thënë atij që pasi nuk...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Vendimi i Presidentit Joe Biden për të bllokuar blerjen e kompanisë amerikane të çelikut ‘US Steel’ nga kompania japoneze ‘Nippon Steel’ për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.