×
  • Lajme
  • Lajme

    Me 10% të kursimeve në Trust, u blen dru 23 familjeve në nevojë

    FrontOnline
    20 Dhjetor 2020

    e paratë e 10 përqindëshit të kursimeve pensionale, Burim Piraj ka ndërmarrë iniciativë për t’iu dalë në ndihmë mbi 20 familjeve në nevojë për ngrohje gjatë stinës së dimrit.

    Ai, përmes Këshillit të Bashkësisë Islame të Dragashit dhe shoqatën humanitare “Bereqeti” ka bërë shpërndarjen e druve për ngrohje, duke i ndihmuar 23 familje nevojtare me nga tri metra dru.

    “Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” në Dragash po vazhdon me aksione humanitare në prag të stinës së dimrit për t’iu dalë në ndihmë të gjithë familjeve në nevojë. Në kuadër të kësaj iniciative “Bereqeti” ka filluar shpërndarjen e druve për ngrohje për 23 familje nevojtare me nga tri metra dru.
    Këshilli i Bashkësisë Islame të Dragashit së bashku me degën e “Bereqeti” në bashkëpunim me z.Burim Pirajn, pronar i SH.P.K Meka, kanë ndërmarrë këtë iniciativë për t’iu dalë në ndihmë të gjitha familjeve në nevojë për ngrohje gjatë stinës së dimrit”, thuhet në postimin e shoqatës “Bereqeti”.

    Kjo ndihmë për familjes në nevojë kap vlerën e 3 mijë e 560 eurove.

    “Ky aksion humanitar është në vlerë të 3 mijë e 560 eurove të cilat z.Piraj pas aplikimit të tërheqjes së kursimeve prej 10% nga trusti ka vendosur t’i destinoj për bamirësi përmes Shoqatës Humanitare “Bereqeti” e cila mbetet e hapur për të gjithë donatorët që duan të jenë të përkrah familjeve nevojtare.
    Këshilli i BI-së në Dragash së bashku me degën e “Bereqetit” në këtë komunë, falënderojnë donatorin duke lutur Allahun e Madhëruar që t’ia pranojë këtë vepër të mirë donatorit dhe të shpërblejë në këtë botë dhe në botën tjetër”, thuhet në postimin e kësaj shoqate.

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndron në Paris. Ai atje ka takuar homologun e tij francez, Emmanuel Bonne,...
    Lajme12 Shtator 2024
    V.B është personi i arrestuar së fundmi nga autoritetet si i dyshuar për manipulimin e provave në rastin “Capat”-Sekiraqët. Ndaj tij është...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot është takuar me ekipin e komunikimit nga Garda Kombëtare e Iowas. Në këtë...
    Të tjera
    Hulumtime12 Shtator 2024
    Dy burime kryesore të financimit të veprimtarisë kriminale të pandehurit Milan Radojçiq janë: Duke i keqpërdorur tenderët e Kosovës dhe nga shteti...
    Lajme12 Shtator 2024
    Qendra e studenteve ka njoftuar se nesër hapet konkursi për pranimin e sutedentëve të UP-së në këtë qendër. Në njoftim bëhet më...
    Lajme12 Shtator 2024
    Këshilltarja në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë, analistja dhe njohësja e zhvillimeve në Ballkan, Ivana Stradner, ka thënë se në Ballkan “gjërat...
    Lajme12 Shtator 2024
    Medica Gjakova ka mbajtur panel diskutimi për reflektimet kritike mbi hulumtimin mbi përdhunimet e luftës në Kosovë, adresimi i stigmatizimit dhe riintegrimit...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ditën e djeshme, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave përgjegjës për sulmin terrorist në Banjska, ku mbeti i...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog ka arritur në Shqipëri. Ai është pritur nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj me ceremoni shtetërore.....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.