×
  • Opinione
  • Opinione

    Mbyllja e Marrëveshjes Themelore

    Blerim Shala
    31 Mars 2024

    Shkruan: Blerim Shala

    Të thuash menjëherë pas dakordimit verbal në mes të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për Marrëveshjen për ecjen parë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve (Bruksel, 27 shkurt, 2023), dhe për Aneksin e Ohrit (Ohër, 18 mars 2023), nisi beteja politike dhe diplomatike në intepretimin e validitetit të tyre.

    Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja tash e një vit nuk e kanë ndryshuar qëndrimin që këtu kemi të bëjmë me Marrëvshje ligjërisht detyruese për Prishtinën dhe Beogradin, e cila i obligon te dy palët që t’i jetësojnë të gjitha nenet e Marrëveshjes themelore dhe krejt përmbajtjen e Aneksit të Ohrit.

    Washingtoni dhe Brukseli janë kategorik në këtë vlerësim të tyre dhe ata këmbëngulin që Kosova dhe Serbia do të pësojnë sanksione nëse nuk i implementojnë marrëveshjet.

    Në anën tjetër, Kryeministri Kurti dhe Qeveria e Kosovës, edhe në bazë të përvojës aspak të mirë të muajve pas akordit gojor për këto dy Marrëveshje, kanë mbërritur te konkludimi që vetëm formalizimi i Marrëveshjes Themelore dhe të Aneksit të Ohrit, përmes nënshkrimeve të Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vuçiq, do të garantonte zbatimin e këtyre Marrëveshjeve.

    Më në fund, kur shqyrtohet pozicioni i lidershipit të Serbisë në 12 muajtë e kaluar përballë këtyre Akordeve, nuk ka kurfarë dyshimi që Beogradi zyrtar asnjëherë nuk ka konfirmuar ekzistencën e tyre dhe kurrë nuk është zotuar që do t’i përmbahet germës dhe frymës (si thuhet) të Marrëveshjes Themelore dhe të Aneksit të Ohrit.

    Deri vonë Presidenti i Serbisë pohonte që anëtarësimi eventual i Kosovës në OKB, si dhe respektimi i integritetit territorial të Kosovës (apo, thënë ndryshe Pikat 1-4 të Marrëveshjes Bazike ku adresohet tema e njohjes de facto në mes të Kosovës dhe Serbisë), janë ‘Vija të kuqe’ për Serbinë, prandaj, ato nuk do të pranohen kurrë si detyrime të Serbisë.

    Por, çfarë ndodhi ditëve dhe javëve të fundit me fushatën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, po tregon që për Serbinë e Aleksandar Vuçiqit anëtarësimi i Kosovës në çfarëdo organizate ndërkombëtare është absolutisht i papranueshëm për Serbinë.

    Thënë ndryshe, po të ishte në pyetje edhe anëtarësimi i Kosovës në një organizatë imagjinare të quajtur Federata e peshkatarëve evropianë, Beogradi zyrtar do të bënte çkamos që flamuri i Kosovës të mos ngritet në këtë organizatë evropiane.

    Natyrisht, kjo sjellje dhe kjo qasje e Beogradit zyrtar shkel me te dy këmbët përmbajtjen e Nenit 4 të Marrëveshjes për ecjen parë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku pohohet që Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në akëcilën organizatë ndërkombëtare.

    Kundërshtimi i egër dhe fare jodiplomatik (duke fyer pos tjerash politikanën e njohur greke Dora Bakoyannis, që është Reportere Speciale e Këshillit të Evropës për aplikacionin e Kosovës), i udhëheqësisë serbe i kërkesës së Kosovës për të qenë pjesë e organizatës më të vjetër në Evropë (sivjet Këshilli i Evropës shënon 75 vjetorin e themelimit), nuk ka si të mos vlerësohet si konfirmini final i Beogradit zyrtar që ai nuk e respekton aspak Marrëveshjen Themelore, apo, madje, e mohon që ajo fare është në fuqi.

    Në këtë mënyrë, kemi mbërri aty ku realisht kemi qenë qysh në vjeshtën e vitit 2015, kur ndodhi përplasja e madhe ndërkombëtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, atëherë për synimin e Kosovës për të hyrë në UNESCO. Kosova për tri vota nuk u bë pjesë e UNESCO-s, por konfrontimi i vrazhdë i Serbisë me këtë synim të Kosovës, siç do të shihej pak më vonë, i dha fund atij kapitullit të parë të bisedimeve të Brukselit.

    Si në rastin e UNESCO-s ashtu edhe tash me Këshillin e Evropës, shpërfaqet i njejti epilog, i njejti konkludim: Hesapet në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhen dhe duhet të zgjidhen vetëm në një mënyrë, me një Marrëveshje të qartë e cila çelë udhë për njohjen formale reciproke të dy shteteve, të Kosovës dhe Serbisë.

    Njohja de facto, e synuar dhe e ravijëzuar nga BE-ja (dhe e përkrahur nga SHBA-ja), po shihet, përditë e më shumë, që nuk funksionon në raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Origjina e problemit është njohja formale e Kosovës nga Serbia.

    Nuk ka tjetër mundësi. Kjo tashmë është kuptuar prej të gjithëve.

    Nga Rubrika
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Opinione20 Nëntor 2024
    Shkruan: Bekim Çollaku Fitorja e presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka ndezur një debat...
    Të tjera
    Lajme23 Nëntor 2024
    Javën e ardhshme do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Katër seanca pritet të mbahen nga e...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës në rrugën Viti-Gërlicë kanë ndaluar për kontroll një automjet, që po drejtohej nga një person...
    Vip23 Nëntor 2024
    Gjesti po mendon se Xheneta ka pëlqim për një tjetër burrë brenda shtëpisë më të madhe në vend. Kështu i tha ai...
    Sport23 Nëntor 2024
    KH Rahoveci ka pësuar humbje në ndeshjen e parë ndaj ekipit rumun CS Minaur Baia Mare në kuadër të EHF European Cup....
    Bota/Rajoni23 Nëntor 2024
    Opozita shqiptare ka njoftuar se do të zhvillojë sërish një protestë me bllokimin e disa akseve rrugore, më 26 nëntor, si një...
    Vip23 Nëntor 2024
    Një përplasje e ashpër ndodhi mes Xhenetës dhe Anisës. Madje kjo e fundit ia kapi fjalët, e me këtë veprim nuk u...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.