×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllja e Bankës së Kursimeve në veri, Ulutash-Kurtit: Të shmangen veprimet e njëanshme që mund të nxisin tensione

    FrontOnline
    24 Maj 2024

    Mbyllja e Bankës së Kursimeve në veri, Ulutash-Kurtit: Të shmangen veprimet e njëanshme që mund të nxisin tensione

    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka takuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, pas veprimeve të fundit të ndërmarra nga Policia e Kosovës që rezultuan me mbylljen e gjashtë filialeve të Bankës së Kursimeve Postare në veri të vendit.

    Në njoftimin e KFOR-it bëhet e ditur se Ulutashi në takim me Kurtin tha se veprimet e njëanshme që mund të përkeqësojnë tensionet duhet të shmangen dhe se sipas tij, duhet të ruhet koordinimi në mes të gjithë akterëve.

    “Ai gjithashtu përsëriti përkushtimin e palëkundur nga i gjithë personeli i KFOR-it për të vazhduar zbatimin e mandatit të misionit të OKB-së për të siguruar një mjedis të siguritë; dhe ai përsëriti mbështetjen e plotë të NATO-së për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja në mes Beogradit dhe Prishtinës, si mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura, për të mirën e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

    Të hënën, Policia e Kosovës ka mbyllur gjashtë filiale të Bankës së Kursimeve Postare në veri të vendit që kishte vepruar ilegalisht.

    Gjatë aksionit, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar 1.6 milion euro, mbi 74 milionë dinarë, mbi 19 mijë frangë dhe mbi 13 mijë dollarë.

    “Operacioni policor i realizuar sot në veri të vendit, ku u mbyllen gjashtë njësi ilegale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’, rezultoi edhe me konfiskimin e provave të ndryshme  materiale siç janë; Rreth 1.600.000 euro, Rreth 74.700.000 dinar, Rreth 19.500 franga, Rreth 13.800 dollar amerikan, Rreth 40 dollar australian. Dokumentacione dhe prova relevante që ndërlidhen me rastin”, u tha në komunikatën e policisë të hënën.

     

    Maturantët e shkollës së mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në ekskuzion në hotelin me pesë yje
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.