×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllet shkolla në Vushtrri, gjashtë mësues me Covid 19, një nxënës shtrihet në Pediatri

    FrontOnline
    20 Shtator 2020

    Një shkollë fillore në Vushtrri është mbyllur e tëra. Aty kanë rezultuar pozitiv me infeksionin Covid 19 gjashtë mësuese e dy nxënës të tjerë janë të dyshuar se janë prekur nga koronavirusi. Si rrjedhojë procesi mësimor në këtë shkollë do të vazhdojë online. Ndërkohenga dy nxënësit, njëri nga ta është i shtrirë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK. Detaje për zhvillimet atje ka dhënë për Express, drejtori i Arsimit, Afrim Namani.

    “Janë paraqitur dy raste të fëmijëve të dyshimtë. Ndërkohë pas testimeve që janë bërë në atë shkollë nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Puvlik, gjashtë mësese kanë rezultuara pozitive me Covid 19. Si rrjedhojë jemi detyruar që ta mbyllim shkollën për momentin”, ka deklaruar për Gazëetën Express, drejtori Namani.

    E detaje të tjera për këtë rast ka dhënë edhe kreu i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. Ai bëri të ditur se nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Mustafë Venhari” nga nesër mësimin do ta vazhdojnë në distancë (online) për shkak të disa rasteve me COVID-19 që janë shfaqur atje ditë më parë.

    Tahiri ka thënë se kjo u bë bazuar në protokollin për rregullat e sjelljes në shkollë në kushte pandemie, duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të nxjerrin vendim për kalimin nga skenari A i mësimit në skenarin C që do të thotë mësim në distance dhe online.

    “Ditën e mërkurë, në një shkollë në qytet për fat të keq, u paraqiten raste të dyshimta të infeksionit me COVD 19 te nxënësit. Kemi reaguar menjëherë dhe në bashkëpunim me IKSHPK janë testuar nxënësit e dy klasave dhe i gjithë stafi i shkollës. Fatkeqsisht disa raste, nxënës e mësimdhënës kanë rezultuar pozitiv me COVID 19. Të gjithë të infektuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë probleme”.

    “Ishim dhe jemi të vetëdijshëm se jemi në kushte pandemie dhe mund të ndodhin të papritura, por kthimi i fëmijëve në shkollë nuk kishte dhe nuk ka alternativë përkundër sfidave”

    “Task Forca Komunale, Shtabi Emergjent dhe MSH, MASHT e IKSHPK do të përcjellin situatën dhe në kohë do të marrin vendim për rikthim në shkollë varësisht nga situata epidemiologjike”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për deputet dhe deputeti aktual, Ferat Shala, për FrontOnline ka kritikuar Qeverinë “Kurti” për shpërndarjen e mjeteve për pensionistët...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Ardhja e bashkatdhetarëve në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit pranë familjeve zakonisht ka shtuar fluksin në pikat kufitare, sidomos në...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për të shpërndarë 100 euro shtesë për pensionistët dhe fëmijët deri në 16 vjeç, si një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Një shpërthim i mistershëm ka ndodhur pak para mesnate në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë në katin e nëntë të një apartamenti....
    Vip23 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend pas disa javëve me buxhet të vogël janë përkushtuar në sfidë. Kësisoj, ata kanë...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës tha se vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe “s’ka dyshim që do të rrëzohet”. “I...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është në bisedime për një rikthim te Fenerbahce, aty ku ka shkëlqyer më parë. Sipas mediumi turk...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Xuxi po aludon se Gresa ka pëlqim për të. Madje ai ka treguar një moment...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas protestës së opozitës, ku pati incidente mes protestuesve dhe policisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.