Për shkak të punimeve të asfaltimit, prej nesër, e mërkurë, në ora 08:00 deri të enjten, 10 shtator në orën 18:00 rrugët “Nazmi Mustafa”, “Sejdi Kryeziu” e “Perandori Justinian” në lagjen “Pejton” do të jenë mbyllura për trafik, njofton Komuna e Prishtinës, raporton Front Online.
Gjatë kësaj kohe ngasësit e automjeteve sugjerohen që të përdorin rrugët alternative./Front Online