×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllen kinematë, pishinat dhe palestrat në Itali, ndryshon vendimi edhe për baret dhe restorantet

    FrontOnline
    25 Tetor 2020

    Italia ka marrë vendim të mbyll kinematë, pishinat dhe palestrat nga e hëna, në një përpjekje të radhës për të frenuar rritjen e shpejtë të infeksioneve të koronavirusit.

    Baret dhe restorantet do të duhet të mbyllen deri në orën 18:00, por dyqanet dhe shumica e bizneseve do të vazhdojnë të funksionojnë.Ndërkohë, kabineti qeveritar i Spanjës të dielën ra dakord për një “gjendje alarmi” në të gjithë vendin.

    Të dyja vendet u goditën rëndë gjatë valës së parë të pandemisë në Evropë.Shtrëngimi i masave u miratua midis kryeministrit Giuseppe Conte dhe udhëheqësve rajonalë.
    Rajoni i Campania, ku përfshihet Napoli, ka qenë ndër ata që kërkojnë kufizime më të rrepta.

    Conte ka thënë se ai nuk dëshiron të përsërisë bllokimin kombëtar të vendosur gjatë valës së parë në mars dhe prill për shkak të dëmit ekonomik të shkaktuar.Sipas masave të reja, pjesa më e madhe e mësimit në shkollat e mesme do të zhvillohet online.Shtrëngimi i masave vjen në kohën e protestave në Napoli, dhe më pas në Romë, kundër ashpërsimit të tyre.E shtuna shënoi një rekord të ri rastesh në Itali me më shumë se 19,600 të infektuar. Numri i vdekjeve në 24 orë ka shkuar në 151.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Sylejman Islami, i cili u përfol shumë sonte nëpër media, pasi zyrtari i LDK-së, doli me një video se ky i fundit...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes Adanan Rrustemi, thotë se plani i opozitës është që VV-ja mos t’i ketë 61 deputetë, në mënyrë që ky...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Familja Llausha nga Vushtrria po kërkojnë drejtësi për vdekjen e vëllait të tyre Adem Laushës, i cili me 5 nëntor të këtij...
    Të tjera
    Vip18 Nëntor 2024
    Loredana Zefi ka rrëfyer për herë të parë depresionin e përjetuar pas ndarjes nga Mozzik. Në librin e saj autobiografik që u...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi ka reaguar në lidhje me platformën për digjitalizimin e arsimit, pasi zëvendësministri aktual, Taulant Kelmendi e akuzoi ish-ministren...
    Lajme18 Nëntor 2024
    IPKO ka organizuar me sukses Konferencën e Dytë të Sigurisë Kibernetike në Kosovë, një ngjarje e jashtëzakonshme që mblodhi mbi 400 pjesëmarrës...
    Sport18 Nëntor 2024
    Ionut Lupescu, vëzhgues teknik i UEFA-s, ka folur për rastin që ndodhi në fund të ndeshjes Rumani – Kosovë, e cila u...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Nënkryetari i të rinjve të AAK-së, Visar Dili, ka zhvilluar një protestë simbolike para Ministrisë së Bujqësisë, e cila udhëhiqet nga ministri...
    Vip18 Nëntor 2024
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta i ka thënë Xuxit të mos flas gjuhë tjetër pos shqipes. Kjo rrodhi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.