×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Mbron zemrën dhe trurin: Ky është fruti më i shëndetshëm që mund të hani

    FrontOnline
    23 Shkurt 2024

    Një dietë ushqimore e pasur me fruta dhe perime është çelësi për një shëndet të mirë!

    Por, në realitet jo të gjithë njerëzit i plotësojnë nevojat e tyre për fruta, ndaj dietologët për t’ua bërë më të thjeshtë zgjedhjen kanë bërë një listë me frutat më të mira dhe në mesin e tyre, frutin që mban vendin e parë për fibrat, vitaminat dhe mineralet.

    Cili është fruti më i shëndetshëm?

    Boronicat merr titullin e frutit më të shëndetshëm. Ngjyra e këtij fruti, vlerat ushqyese ndikojnë direkt në shëndetin e atyre që i konsumojnë.

    Për më tepër, falë efektit antioksidues, ato ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2. Boronicat përmirësojnë gjithashtu aftësinë njohëse dhe forcojnë trurin.

    Ky frut ndihmon edhe që të mbani një peshë normale, ndërsa falë përbërësit të njohur si antocianinë, ai ul masën yndyrore në trup nga 3% deri në 9%, shkruan Today, transmeton FrontOnline.

    10 frutat më të mira sipas dietologëve

    Ka një botë të tërë frutash për t’u eksploruar, kështu që, ndërsa boronicat janë në vend të parë, nuk ka arsye që të injoroni frutat e tjera, falë vetive të shumta ushqyese. Ja cilat janë frutat më të mira:

    Dredhëzat: Tetë luleshtrydhe në ditë japin të gjithë vitaminën C që ju nevojitet. Vitamina C është një anti-oksidant i përfshirë në funksionin imunitar dhe prodhimin e kolagjenit.

    Mjedrat: Një filxhan me mjedra përmban nga 25 deri në 38 gramë fibra. Ato gjithashtu furnizojnë trupin me lëndë ushqyese kryesore si magnez, kalium dhe vitaminë C.

    Shalqiri: Shalqiri mund të ketë shije të ëmbël, por një filxhan me këtë frut të lëngshëm ka më pak sheqer natyral se e njëjta pjesë e shumë frutave të tjera. Shalqiri dhe lëngu i këtij fruti zvogëlojnë dhimbjen e muskujve pas ushtrimeve.

    Kumbullat e thata: Shumë njerëz mendojnë për kumbullat e thata dhe ndikimin e tyre në procesin e tretjes, por efekti i tyre në shëndetin e kockave është po kaq i rëndësishëm.

    Kivi: Përveç furnizimit me vitaminë C, kivi ndikon në cilësinë e gjumit, tretjes dhe humorin e mirë.

    Qershitë: Studimet tregojnë se qershitë ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe faktorëve të stresit duke çuar në një përmirësim të gjendjes suaj të përgjithshme.

    Bananja: Bananet konsiderohen si një nga frutat më të shëndetshme sepse kanë një mori lëndësh ushqyese, duke përfshirë fibra, kalium, magnez dhe vitaminë.

    Molla: Përveç fibrave, mollët përmbajnë antioksidantë të fuqishëm. Një mollë në ditë ul presionin e gjakut, kolesterolin dhe inflamacionin.

    Rrushi: Ky frut është një “armë” e shkëlqyer kundër kancerit, ndërsa falë vitaminës C ndikon në prodhimin e kolagjenit dhe shëndetin e lëkurës, citon Anabel.

    Shega: Lëngu i shegës ndikon në përmirësimin e kujtesës, mbrojtjen kundër kancerit, uljen e presionit të gjakut dhe më pak dhimbje muskujsh pas stërvitjes./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Aronia, e njohur gjithashtu si “manaferrat e zezë”, është një frut i vogël dhe i fuqishëm, që ka fituar vëmendje të madhe...
    Të tjera
    Lajme09 Janar 2025
    Në gjykimin ndaj Arton Sekiraqës, Flamur Mulit, Xhevdet Salihut dhe Fitim Munishit, dëshmitari Gzim Tërnava, i cili njëherësh ka hetuar rastin si...
    Vip09 Janar 2025
    Shtëpia më e famshme në gjithë shqiptarinë, Big Brother VIP Kosova 3, ka marrë ‘flaakë’ nga një debat patriotizmi mes dy drenicakëve....
    Sport09 Janar 2025
    Al Nassr ka arritur të përmbys rezultatin dhe tani po avancon 2:1 ndaj Al Okhdood. Ishte Cristiano Ronaldo i cili shënoi nga...
    Vip09 Janar 2025
    Debati për çmimin final të Big Brother VIP Kosova ka vazhduar tutje, teksa Driloni shpërtheu ndaj Vullnetit duke e cilësuar si nxitës...
    Vip09 Janar 2025
    Debati i ashpër për çmimin e madh që përfshiu të gjithë banorët e shtëpisë nuk kaloi pa ofendime. Kësisoj, ishte Xheneta ajo...
    Lajme09 Janar 2025
    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar vendimin e VV-së për t’i bojkotuar debatet zgjedhore në T7, Klan Kosova e RTV Dukagjini....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.