Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptoj gjoba për gjithë ata që nuk po respektojnë rregullat në trafik.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 723 gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar Ligjin COVID-19.
Po ashtu, sipas PK-së, janë shqiptuar edhe 743 gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.
Kujtojmë që Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi më 26 gusht të këtij viti.
Qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje policisë që të shqiptojnë gjoba ndaj gjithë atyre që nuk respektojnë këtë ligj.
Ndërsa, kjo e fundit po shqipton qindra gjoba për çdo ditë.