×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 50 mijë € para të falsifikuara u zbuluan për gjysmë viti në tregun e Kosovës

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2021

    Falsifikimi i parave në Kosovë është bërë dukuri e shpeshtë dhe shqetësuese.

    Ndryshe nga viti i kaluar, në Kosovë këtë vit ka pasur rritje të numrit të rasteve të falsifikimit të parave.

    Nga të dhënat e Policisë së Kosovës gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, për veprën penale “Falsifikim i parasë”, janë regjistruar 763 raste derisa në vitin 2020 ishin evidentuar 498 raste.

    Paratë e falsifikuara, rastet u proceduan tek organet e drejtësisë

    Policia e Kosovës ka thënë për Front Online se të gjitha rastet e falsifikimit të parasë janë hetuar dhe kompletuar për adresim tek organet e drejtësisë.

     “Gjatë viteve të fundit Policia  Kosovës ka realizuar operacione policore, ku janë arrestuar persona të dyshuar dhe janë konfiskuara para të dyshuara si të falsifikuara, të gjitha këto raste janë hetuar dhe në bashkëpunim me autoritetet kompetente janë kompletuar për adresim tek organet e drejtësisë për vendime të mëtejme”, thuhet në përgjigjen e policisë.

    Zëdhënësi i BQK-së: Kartëmonedhat më të falsifikuara janë: 100, 50 dhe 20 euro

    Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës, Kushtrim Ahmeti tha për Front Online se mbi 50 mijë euro është vlera e parave të falsifikuara në tregun e Kosovës, deri në muajin qershor të këtij viti.

    “Gjithnjë duke u bazuar në raportet e fundit të pranuara nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë, deri më 30 qershor të vitit 2021 janë identifikuar një numër prej 375 kartëmonedhash dhe 6,054 monedhash të falsifikuara në shumë të përgjithshme prej 50,711.5€. Pjesa më e madhe e këtyre kartëmonedhave dhe monedhave janë konfiskuar nga institucionet financiare gjatë aktivitetit të tyre të rregullt dhe të njëjtat janë tërhequr nga qarkullimi”, njoftoi Ahmeti.

    Sipas Ahmetit, kartëmonedhat më e falsifikuar në vitin 2021 është 100, 50 dhe 20 euro.

    Këto kartëmonedha përbënin rreth 84 përqind të të gjitha kartëmonedhave të falsifikuara të tërhequra nga qarkullimi.

    Ai ka thënë se ashtu sikurse edhe vitet e kaluara monedha më e falsifikuar ishte ajo në prerje prej 2€, e cila përbënte rreth 90 përqind të gjithë numrit të monedhave të falsifikuara të tërhequra nga qarkullimi.

    “Sa i përket aspektit denominal, ashtu sikurse edhe vitet paraprake, përgjatë vitit 2021 (deri më 30 qershor), kartëmonedhat më të falsifikuara kanë qenë ato të prerjes prej 100 euro të pasuara nga ato të prerjes 50, 20 dhe 10 euro, të cilat së bashku përbënin rreth 84 përqind të të gjitha kartëmonedhave të falsifikuara të tërhequra nga qarkullimi, ndërsa sa i përket monedhave në vitin 2021 (deri më 30 qershor), ashtu sikurse edhe në vitet e kaluara, monedha më e falsifikuar ishte ajo në prerje prej 2€, e cila përbënte rreth 90 përqind të gjithë numrit të monedhave të falsifikuara të tërhequra nga qarkullimi”, tha Ahmeti.

    Abazi: Në Kosovë mund të ketë qendra të organizuara të falsifikimit dhe shpërndarjes së parave false

    Për ekspertin e çështjeve financiare, Milazim Abazi, autoritetet e rendit në Kosovë do të duhej të ashpërsonin masat për të parandaluar dukurinë e falsifikimit të parave.

     “Për të luftuar këtë dukuri, organet kompetente duhet të marrin masa parandaluese si në hyrjet kufitare ashtu edhe Brenda vendit sepse në disa vende në Kosovë mund të ketë qendra të organizuara të falsifikimit dhe shpërndarjes së parave false, si dhe duhet të ashpërsohen masat e dënimit, të jenë shumë më të ashpra”, thai ai për Front Online.

    Sipas tij, bizneset duhet të instalojnë në dyqane aparatet për identifikimin e parave duke ju ikur parave kesh.

     “Bizneset duhet të mbrohen duke u pajisur me aparate identifikuese dhe duke I ikur parave kesh në dobi të pagesave me kredit dhe debit kartela, si dhe përdorimi i parave kesh bartë me vete rreziqe të shumta përfshirë këtu edhe parat false”, tha Abazi./Front Online/

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku  tha se subjekti politik ku ajo bën pjesë në thelb nuk vë vija të kuqe...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar pesë të dyshuar për një përleshje në Prishtinë. Rasti ka ndodhur të mërkurën në...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24-orëve kanë ndodhur 62 aksidente trafiku. 18 prej tyre janë më të lënduar, ndërsa 44...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...
    Lajme26 Prill 2024
    Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve Viktimat të gjitha ishin femra, të cilat i kanë...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti, duke kujtuar rënien e fashizmit në Itali më 1945 e rënien e diktaturës në Portugali, tha se partia e...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD, në hapësirat e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qeveria amerikane do të shpallë së shpejti kontrata armësh me vlerë 6 miliardë dollarë të destinuara për Ukrainën, thanë zyrtarët amerikanë për...
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, premtimet e Qeverisë për luftimin e korrupsionit i ka vlerësuar si boshe. Ai deklaroi për Front Online se populli...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.