×
  • Ekonomi
  • Sigurime

    Mbi 50 % e të hyrave u shpenzuan për kompensim të dëmeve

    FrontOnline
    08 Mars 2022

    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se gjatë vitit 2021 të hyrat totale të tregut të sigurimeve në vend kanë qenë 117,388,259 euro, derisa në anën tjetër shuma e mjeteve që janë paguar në emër të kompensimit të dëmeve nga kompanitë e sigurimeve kalon vlerën mbi 61 milionë euro, që është më e larta deri më tash. Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve Sami Mazreku, tregon se gjatë vitit 2021 më shumë se 50 % e të hyrave të Industrisë së sigurimeve u shpenzuan për kompensim të dëmeve, ka raportuar “iSIGURIME”

    Industria e sigurimeve në vend gjatë vitit që lamë pas ka shënuar progres të theksuar si në rritje të tregut, ashtu edhe në kompensim të dëmeve krahasuar me vitet paraprake. Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gjatë vitit 2021 është rritur dukshëm numri i kontratave si me vitin 2020, ashtu edhe në raport me vitet paraprake. Po gjatë kësaj periudhe kohore ka pasur një rritje të madhe të kompensimit të dëmeve si nga kompanitë e sigurimeve, ashtu edhe nga Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS). Përfaqësues të sektorit të sigurimeve në vend thonë se secila kompani, ashtu edhe BKS-ja, është duke trajtuar dhe më pas kompensuar dëmin në kohë rekorde. “Gjatë vitit 2021, vetëm BKS-ja ka paguar mbi 10 milionë euro dëme. Duke i marrë në total edhe mjetet e paguara nga kompanitë, shuma e mjeteve që janë paguar për kompensim të dëmeve kalon mbi 61 milionë euro, dhe është shuma më e madhe që është paguar që nga përfundimi i luftës e deri më tash”, ka thënë drejtori i BKS-së Sami Mazreku. Ai më tutje tregon se si BKS-ja, ashtu edhe kompanitë,  po shfaqin interes që në periudha sa më të shkurta kohore ta bëjmë kompensimin e dëmeve ndaj palëve të dëmtuara.

    15 milionë euro më shumë të hyra

    Gjithnjë duke u bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, shihet se gjatë periudhës janar – dhjetor 2021, tregu i sigurimeve ka pasur një ngritje prej 15.44% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.  Gjatë kësaj kohe, sipas të dhënave zyrtare të siguruar nga “iSIGURIME”, volumi i primeve të shkruara bruto në krahasim me periudhën paraprake është rritur për 15,702,061 euro më shumë, duke arritur shumën e përgjithshme 117,388,259 euro. “Numri i kontratave arriti në 1,177,388, duke shënuar një ngritje për 40.12%, krahasuar me periudhën e njëjtë janar – dhjetor 2020”, thuhet më tutje në raportin e fundit të BQK-së. Edhe guvernatori i BQK-së Fehmi Mehmeti, ka thënë për “iSIGURIME” se performanca e kompanive të sigurimeve gjatë vitit 2021 ka shënuar përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitet e kaluara, si në aspektin e performancës financiare, ashtu edhe në kontekst të rritjes. Rritja e performancës së sektorit të sigurimeve është edhe si rezultat i masave dhe reformave të ndërmarra nga ana e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Sektori i sigurimeve gjatë vitit 2021, përveç përmirësimit në treguesit financiarë dhe në kapitalizim ka pasur lëvizje pozitive edhe në qeverisjen korporatave në kompanitë e sigurimit.

    “Bazuar në të dhënat e fundit preliminare, të raportuara nga sektori i sigurimeve, të datës 31 dhjetor 2021, të hyrat nga primet e shkruara bruto arritën  shumën 119.2 milionë euro, ose 17.2 përqind më të larta se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, numri i kontratave apo policave të shkruara arriti në rreth 1.2 milionë kontrata, duke shënuar rritje prej 40.1 përqind më shumë se në periudhën e  njëjtë të vitit 2020”, ka thënë guvernatori.

    150,884 dëme u kompensuan gjatë vitit 2021

    Sipas të dhënave zyrtare të BQK-së shihet se gjatë periudhës janar – dhjetor 2021, janë paguar gjithsej 61,024,441 euro dëme, ose 24.39% më shumë se gjatë periudhës së njëjtë janar – dhjetor 2020. “Numri i dëmeve të paguara gjatë periudhës janar – dhjetor 2021 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është ngritur për 24,768 dëme, duke arritur në 150,884, nga të cilat 150,492 dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 392 nga kompanitë e sigurimit të Jetës”, thuhet në raportin  vjetor të BQK-së. Edhe guvernatori i BQK-së Fehmeti Mehmeti, ka thënë se bazuar në të dhënat preliminare të raportuara nga sektori i sigurimeve, të datës 31 dhjetor 2021, është evidentuar progres i theksuar në kompensimin e dëmeve nga ky sektor, kundrejt policë mbajtësve. “Dëmet e paguara bruto në sektorin e sigurimeve, deri në fund të vitit 2021, arritën në shumë prej 61milionë euro ose 24.4 përqind më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Derisa dëmet e paguara nga sigurimet e aktivitetit të Jetës shënuan rritje për 20.4 përqind, ndërsa dëmet e paguara të sigurimeve nga aktiviteti Jo-Jetë shënuan rritje prej 24.5 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara nga sigurimet Jo-Jetë i përkasin sigurimeve motorike në shumë prej rreth 44.4 milionë euro, apo 74.1 përqind të gjithsej portofolit të dëmeve të paguara bruto”, ka thënë ai.

    Numri i kontratave në sigurimin e jetës është rritur për 94,72 %

    Më tutje, bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, shihet se progres të theksuar ka pasur edhe në zhvillimin e tregut për sigurim te jetës, ku për dallim nga vitet paraprake rritja gati është 3 shifrore. “Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës arriti shumën 4,849,325 euro duke shënuar një ngritje në masën prej 35.62% krahasuar me periudhën e njëjtë janar – dhjetor 2020. Numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në 31,166, duke shënuar një ngritje në masën 94.27% me shumë krahasuar me periudhën e njëjtë janar – dhjetor 2020”, thuhet më tutje në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës.

     

    CITIM1:

    Gjatë vitit 2021, vetëm BKS-ja ka paguar mbi 10 milionë euro dëme. Duke i marrë në total edhe mjetet e paguara nga kompanitë, shuma e mjeteve që janë paguar për kompensim të dëmeve kalon mbi 61 milionë euro, dhe është shuma më e madhe që është paguar që nga përfundimi i luftës e deri më tash”,  ka thënë drejtori i BKS-së Sami Mazreku.

     

    CITIM1:

    “Dëmet e paguara bruto në sektorin e sigurimeve, deri në fund të vitit 2021, arritën në shumë prej 61milionë euro ose 24.4 përqind më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Derisa dëmet e paguara nga sigurimet e aktivitetit të Jetës shënuan rritje për 20.4 përqind, ndërsa dëmet e paguara të sigurimeve nga aktiviteti Jo-Jetë shënuan rritje prej 24.5 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, ka thënë guvernatori BQK-së Fehmi Mehmeti.

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Ekonomi27 Gusht 2023
    Mosanëtarësimi në OKB, paraqet pengesën kryesore të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Byrove Evropiane. Rrjedhimisht vendi ynë vazhdon ta ketë të...
    Ekonomi03 Nëntor 2022
    Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) z.Sami Mazreku, së bashku me drejtorin Financiar të BKS-së z.Valon Berisha të enjten në Athinë...
    Ekonomi30 Shtator 2022
    Në prag të shënimit të 11 vjetorit të themelimit të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), drejtori Sami Mazreku tha sot se nuk...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...
    Lajme26 Prill 2024
    Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve Viktimat të gjitha ishin femra, të cilat i kanë...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti, duke kujtuar rënien e fashizmit në Itali më 1945 e rënien e diktaturës në Portugali, tha se partia e...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD, në hapësirat e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qeveria amerikane do të shpallë së shpejti kontrata armësh me vlerë 6 miliardë dollarë të destinuara për Ukrainën, thanë zyrtarët amerikanë për...
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, premtimet e Qeverisë për luftimin e korrupsionit i ka vlerësuar si boshe. Ai deklaroi për Front Online se populli...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.