Më shumë se 46 mijë palestinezë janë vrarë në luftën Izrael-Hamas, tha të enjten Ministria e Shëndetësisë e Gazës.
Ministria tha se gjithsej 46 mijë e 6 palestinezë janë vrarë dhe 109 mijë e 378 janë plagosur.
Sipas kësaj ministrie, gratë dhe fëmijët përbëjnë më shumë se gjysmën e viktimave, por nuk thotë se sa nga të vdekurit ishin luftëtarë apo civilë, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.
Ushtria izraelite thotë se ka vrarë mbi 17 mijë militantë, pa dhënë prova.