×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 400 punëtorë shëndetësorë në Kosovë me COVID-19

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Federata Sindikale e Shëndetësisë në Kosovë njofton se më shumë se 400 punëtorë shëndetësorë janë të infektuar me koronavirusin e ri.

    Drejtuesit e sindikatës kanë ngritur shqetësime se nga infektimi i punëtorëve shëndetësorë, kujdesi ndaj pacientëve po vihet në rrezik.

    Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, tha për Radion Evropa e Lirë, se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, duhet të bëjë më shumë teste për mjekët, infermierët dhe stafin përcjellës.

    “Me të vërtetë situata është alarmante dhe punëtorët janë duke u lodhur dhe domosdoshmërisht do të bije edhe shërbimi ngase kur të dalin nga sistemi afër 700 veta të izoluar, po them kështu se nuk kemi statistika për personelin mjekësor i vetizoluar, prandaj kjo me të vërtetë është shumë alarmante”, tha Syla.

    Federata është duke kërkuar urgjentisht të bëhen teste më shumë te punëtorët shëndetësorë të cilat janë të vetizoluar në mënyrë që siç theksohet, situata të jetë nën kontroll.

    “Nuk e dimë dhe nuk kemi numra se sa punonjës shëndetësorë janë në vetizolim. Këtu është ai problemi sepse nuk po e dimë. Shpesh dikush vetë po shkon në vetizolim mirëpo, duhet të vendoset një rregull. Tek e fundit të rritet numri i testimeve te punëtoret shëndetësorë dhe ta dimë realitetin në mënyrë që stafi të mos shkojë në vetizolim, por të kryejë shërbim”, tha Syla.

    Në Kosovë, në mesin e punonjësve shëndetësorë që janë infektuar me koronavirus, bëjnë pjesë edhe 8 mjekë anesteziologë dhe 30 infermierë të Klinikës së Anesteziologjisë dhe mjekimit intensiv në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, në fillim të këtij muaji tha se “infektimi i një numri të lartë të personelit shëndetësor, mund të paraqesë sfidë serioze në trajtimin adekuat të pacientëve”.

    Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por edhe në spitalet e tjera në Komuna të Kosovës, si dhe të gjitha spitalet rajonale në vazhdimësi gjatë viteve të fundit janë përballur me mungesë të anesteziologëve.

    Deri më tash, është raportuar se tre mjekë kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Helikopteri që transportonte presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, rezulton i zhdukur. Televizioni shtetëror iranian njoftoi se helikopteri me të cilin transportohej i...
    Lajme19 Maj 2024
    Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë se është i gatshëm të organizojë një takim tjetër mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që drafti që duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument...
    Lajme19 Maj 2024
    Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800...
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.