Agjensia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për muajin maj 2022.
Sipas ASK-së, 32 mijë e 444 persona kanë vizituar hotelet gjatë kësaj periudhe – prej tyre 37.12 përqind ishin vendorë dhe 62.88 përqind ishin të huaj.
Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 15 mijë e 223 vizitorë dhe 24 mijë e 358 net-qëndrime.
Ndërkaq, numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë e kështu me radhë.
“Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh ishte nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania”, thuhet në fund/Front Online/