Deri në fund të vitit 2020 numri i automjeteve të paregjistruara raportohet të jetë 208 mijë e 10 apo 30 për qind e automjeteve në vend. Kjo shifër është njëra ndër arsyet kryesore se pse Kosova nuk është ende pjesë e Kartonit të Gjelbër.
Kjo statistikë po shënon rritje nga viti në vit, veçanërisht në kohën e pandemisë. Megjithatë, institucionet financiare po u dalin në ndihmë qytetarëve përmes kredive që ato po ofrojnë. Kësisoj IBAS ofron kredi të shpejta, të cilat financojnë regjistrimin e automjeteve të qytetarëve.
E shpejtë është edhe koha e shqyrtimit të kredisë, e cila zgjat 5 minuta pas kompletimit të dokumentacionit.
Pa procedura burokratike e me vetëm disa klikime, ju mund të aplikoni për kredi përmes aplikacionit, të cilin mund ta shkarkoni në App Store ose në Play Store.
IBAS është institucion financiar i licensuar nga Banka Qendrore e Kosovës për emetimin e parasë elektronike, shërbimin e pagesave, transferit të parasë dhe kredive për pagesa. I pari dhe i vetmi i këtij lloji në Kosovë.