×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Mbi 2 mijë biznese kanë aplikuar për përfitimin e subvencioneve

    FrontOnline
    21 Shtator 2021

    Vetëm mbi 2mijë biznese kanë aplikuar për përfitimin e subvencioneve të pagave në kuadër të Pakos ekonomike të qeverisë. Interesim më të madh të aplikimeve ka pasur në masën 1.3 masë kjo e cila mbështetë gratë më pagë 50% për tre muaj me qellim të stimulimit për punësim.

    Interesimi i bizneseve për të aplikuar në ATK për përfitimin e subvencioneve të pagave në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, nuk është i kënaqshëm. Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi Sefa, i tha Radio Kosovës se qeveria ka pritur që do të ketë interesim më të madh për aplikim nga ana e bizneseve.

    “Pakoja për Ringjallje Ekonomike ATK ka përgjegjësi për zbatim të tri masave 1.1. 1.2 dhe 1.3. Deri më tani interesimi i anës së bizneseve është deri diku, pasi që pritjet nga qeveria kanë qenë më të mëdha, mirëpo po besoj që gjatë ditëve në vijim do të kemi numër më të madh të aplikimeve të cilat janë veç të hapura për aplikim”.

    Bytyqi Sefa tha se duke iu referuar kohës deri me tani, numri i aplikimeve për të përfituar nga 3 masat është mbi dy (2) mijë. Më së shumti interesim për aplikim, sipas zëdhënëses së ATK-së, ka në pakon 1.3, që përfshin mbështetjen e grave.

    “Deri më tani totali i aplikimeve nëse i referohemi kohës, ka arritur në 2332 , me kërkesa 978. Nëse ju referohemi veç e veç masave shihet se numri më i madh për aplikim është për masën 1.3, ku deri më tani kemi mbi 1200 mijë punëtorë që kanë aplikuar . Masa 1.3 është mbështetje e punësimit të grave, pra, subvencionimi i pagës bruto mujore deri në 50% për tre muaj, ndërsa pas përfundimit të periudhës 3 mujore subvencionohen kontributet pensionale për muajt e mbetur, konform kritereve të kufizimeve të përcaktuara me vendim për zbatimin e masës 1.2 të Pakos së Ringjalljes Ekonomik, që vlen deri më datën 29 korrik 2021”, është shprehur Bytyqi Sefa.

    Derisa ajo tha se numër më të vogël të aplikimit ka në masën 1.1. e cila masë përfshin rikthimin në punë të atyre që e kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë.

    ”Nëse i referohemi masës 1.1, e cila përfshin rikthimin në punë të i atyre që humbur vendin e punës gjatë pandemisë, masë që subvencionon pagën deri në 50% të pagës bruto, për tre muaj numri i aplikimeve deri është 186 me numër të punëtorëve 360”.

    Masa 1.2, e cila mbështet apo bën thirrje për formalizimin e të punësuarve, subvencionim të kontributeve pensionale në vlerë prej 10% të pagës bruto për më shumë se 12 muaj duke filluar nga muaji korrik deri në qershor të 2022, kanë aplikuar 222 biznese, me 756 punëtorë.

    Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi Sefa, tha se në bazë të diskutimeve të cilat janë bërë me komunitetin e bizneseve, këta të fundit kanë shfaqur më shumë kërkesa para se pako të jetë në fuqi.

    Afati i fundit për aplikim nga bizneset për mbështetjen e grave dhe subvencionimin e atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë, përkatësisht pika 1.1 dhe 1.3, është deri me 15 tetor.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...
    Lajme14 Janar 2025
    I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje. Ai theksoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar takimet e tij me qytetarët anembanë vendit....
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për deputet, Artan Nimani, ka shkruar pas takimit që ka pasur në Dardani të Gjakovës. Nimani, ka thënë se Dardania tregoj...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.