Janë më shumë se 1000 biznese nga Serbia që operojnë në tregun e Shqipërisë, përderisa këmbimi tregtar mes dy vendeve në 5 vitet e fundit është rritur për 70%, raporton televizioni publik serb, RTS.
Marko Divljan nga kompania “Milshped” ka bërë të ditur se vitin e kaluar kanë arritur rezultate historike në Shqipëri, përderisa këtë vit rezultatet, sipas tij, pritet të jenë edhe më të mira, transmeton Front Online.
Edhe Marko Milankoviq nga “Nelt group”, ka thënë se përshtypjet e tyre në tregun e Shqipërisë janë të mira. “Shqipëria është një treg i ri, përderisa ne po zgjerohemi në rajon”, ka pohuar Milankoviq.
/Front Online/