×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mbi 1 mijë kosovarë thuhet se mashtruan shtetin austriak për përfitime të ndihmave sociale

    FrontOnline
    02 Gusht 2020

    Një abuzim masiv i përfitimeve sociale nga qytetarët kosovarë në Austri, është zbuluar nga shteti austriak. Një kosovar themeloi një agjenci turistike dhe me dy autobus ka realizuar udhëtime të rregullta gjatë viteve 2014 dhe 2015 mes Austrisë dhe Kosovës, përkatësisht Prishtinë – Graz.

    Së paku, 1 mijë persona që përfituan ndihma sociale në Austri, u transportuan nga këta autobusë.

    Në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Brendshme e Austrisë thuhet se gjatë hulumtimeve nga agjencitë e sigurimeve sociale, është zbuluar se këta persona kishin adresa false në Austri dhe ishin regjistruar si të papunë për të marrë përfitime të ndryshme sociale, si: përfitime papunësie (Arbeitslosengeld), përfitime të sigurimit minimal (Mindestsicherung) apo shtesa familjare (Familienbeihile), transmeton Albinfo Austria.

    Po ashtu, u qartësua mënyra se si janë marrë këto përfitime për një periudhë të gjatë pa u zbuluar nga autoritetet. Për këtë qëllim, disa persona regjistroheshin në një adresë të vetme rezidenciale dhe posa merreshin informatat se do të ketë kontrolle nga zyra e punësimit, ata që ishin jashtë vendit njoftoheshin dhe udhëtonin me autobus për në Austri. Veç kësaj, personat e regjistruar rrejshëm kishin edhe sigurim shëndetësor në Austri dhe mund të bënin termine mjekësore nëse kishin nevojë, dhe shpenzimet për trajtim paguheshin nga taksapaguesit austriakë.

    Në komunikatë gjithashtu thuhet  se janë realizuar 1,737 udhëtimet me autobusë, ndërsa edhe vetë shoferët e autobusëve, që u kontrolluan më vonë, rezultuan si të papunë në Austri, rrjedhimisht duke marrë përfitime si të papunë, e njëkohësisht duke u paguar edhe si shoferë autobusësh.

    Veç shoferëve të autobusëve, u hetuan edhe anëtarët e familjeve të tyre pasi që edhe ata keqpërdorën ndihmat sociale. Rasti u dërgua në Prokurorinë Publike të Steiermark.

    Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer, tha se ky hetim u desh të bëhej për të garantuar se sistemi social është i paprekur.

    “Ia vlen të shikohet. Nëse duam që sistemi ynë social të jetë i paprekur në afat të gjatë, ai duhet të mbrohet më mirë kundër mashtrimit”, ka thënë ai me rastin e zbulimit të këtij mashtrimi nga qytetarët kosovarë.

    “Kjo goditje, jo vetëm që ua ka kthyer paratë taksapaguesve, por ka parandaluar edhe pagesa tjera. I falënderoj të gjithë të përfshirët në hetimin e këtyre krimeve”, ka thënë Karl Nehammer.

    Sipas gazetës heute.at, rastet e para të mashtrimit social u zbuluan në Murtal në Seiermark. Hetimet vazhduan të zgjerohen dhe tani supozohet se në rrjet janë të përfshirë të paktën 1.000 persona. Dëmi i shkaktuar konsiderohet të jetë në disa qindra mijëra euro.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i vendosur pranë ambasadës në Kosovë sot do të valojë në gjysmështizë. Kjo për arsye...
    Lajme09 Janar 2025
    Kandidati për deputet, Artan Nimani, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të kontribuojnë në forcimin e Kosovës. Në...
    Lajme09 Janar 2025
    Avokati Arbër Jashari për Front Online, ka folur mbi temën e faljes së të burgosurve nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke...
    Të tjera
    Lajme09 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë...
    Lajme09 Janar 2025
    Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, për Front Online, e ka komentuar shkurt veprimin e Presidentes Vjosa Osmani, e cila deri më tani...
    Lajme09 Janar 2025
    Sot mbi Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale...
    Lajme09 Janar 2025
    Mbi 100 kërkesa kanë shkuar në zyre të Presidentes Vjosa Osmani, me të vetmin qëllim, që ajo të i falë një pjesë...
    Lajme09 Janar 2025
    Për ish-kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, kryeministri aktual Albin Kurti ka cenuar marrëdhëniet e Kosovës me partnerët e saj, veçanërisht me SHBA-në....
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Presidenti Joe Biden miratoi të mërkurën një deklaratë federale për gjendje emergjence për Kaliforninë, që do të autorizojë fonde dhe burime për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.