×
  • Sport
  • Sport

    Mbappe nuk do të jetë më i paguari te Reali, tre lojtarë do të fitojnë pagë më të madhe se francezi

    FrontOnline
    25 Shkurt 2024

    Vazhdojnë të dalin detaje të reja se çfarë do të thotë ardhja e Kylian Mbappe për një Real Madrid që tashmë e pret krahëhapur.

    Detajet rreth kontratës së tij vazhdojnë dhe tani e dimë se cili do të jetë pozicioni i tij në listën e pagave te skuadra e presidentit Florentino Perez.

    I pari i klubit madrilen ka qenë i qartë, e donte Mbappen, por jo që fatura e pagave të ngrihet në qiell.

    Mbappe do të fitojë shumë në Madrid, kryesisht bonuse dhe jo një pagë fikse shumë të madhe, madje ai do të jetë i treti në listë.

    Ylli francez do të ketë bonuse të mëdha, derisa edhe drejtat e imazhit do t’i takojnë atij deri në 80 për qind.

    Megjithatë Mbappe do të jetë i katërti në listën e pagave te Reali, ku Toni Kroos, David Alaba dhe Luka Modric do të fitojnë më shumë se ai, transmeton Telegrafi.

    Megjithatë Luka Modric pritet të largohet në fund të sezonit nga Los Blancos, derisa e ardhmja e Toni Kroos vazhdon të jetë e paqartë nëse do t’i vazhdohet kontrata ose jo.

    Kësisoj në rast largimi të dyshes Modric dhe Kroos, atëherë Mbappe do të jetë futbollisti i dytë me pagën më të lartë te Real Madridi pas David Alabas.

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Sport26 Korrik 2024
    hudistët Akil dhe Nora Gjakova e kanë mbajtur flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të "Parisi 2024". Delegacioni kosovar përbëhet nga nëntë...
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.