Në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet seanca e parë gjyqësore ndaj Numan Baliq, i cili akuzohet për sulm seksual.
Baliq nuk e ka pranuar fajësinë duke deklaruar se nuk qëndrojnë asgjë nga ato që ka thënë denoncuesja e rastit.
Avokatja i të akuzuarit ka propozuar që të ndërpritet masa e paraburgimit dhe të zëvendësohet me njëren nga masat e tjera që janë në vlerësim të gjykatës.
Prokurori i çështjes ka kërkuar caktimin e paraburgimit për arsye të ikjes.
Ish-ministri i Shëndetësisë kërkon që të mbrohet në liri apo të caktohet edhe ndonjë masë tjetër.
Gjatë ditës pritet të lirohet ose të caktohet masa për vazhdim të paraburgimit.
Numan Baliq, është në paraburgim që 55 ditë.