×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbahet fushata ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit në veri të Mitrovicës, bëhet thirrje që gratë të bëjnë kontrolle mjekësore

    FrontOnline
    03 Tetor 2024

    Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Ministria e Shëndetësisë ka organizuar “Kalendarin e Mamografit”, fushatë kjo për identifikimin e hershëm të kancerit të gjirit.

    Kjo fushatë ka filluar të hënën në Prishtinë, ndërsa gjatë ditës së djeshme ka filluar në Mitrovicën Veriore, e cila do të mbahet edhe sot

    Pas Mitrovicës Veriore kjo fushatë do të vazhdoj edhe në komunat tjera veriore.

    Trajtimet mjekësore nga kjo fushatë u ofrohen qytetareve nga ora 10:00 deri në orën 16:00.

    I pranishëm në këtë fushatë ishte kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, i cili për Telegrafin ka thënë se është viti i dytë që e përkrahin “Kalendarin e Memografit”.

    “Vitin e kaluar ka qenë një fushatë shumë e suksesshme, me shifra të larta të vizitave”, ka thënë Atiq.

    “Shfrytëzoj rastin të ju bëj ftesë të gjithë qytetarëve të kësaj komune që të vijnë dhe të vizitojnë këtë fushatë të ministrisë sepse identifikimi i hershëm është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Atiq.

    Ai është shprehur se pritet të ketë fluks të madh të qytetarëve që do të jenë të interesuar.

     

    “Pa marrë parasysh a janë të diagnostifikuara apo jo, unë i bëj apel të gjithëve të vijnë dhe të fotografohen sepse identifikimi i hershëm mund t’i paraprijë edhe shërimit”, ka shtuar kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore.

    Atiq përsëri bëri apel që për të mirën e shëndetit të tyre, sa më shumë qytetarë të bëhen pjesë e vizitave mjekësore.

    E pranishme ishte dhe deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Arjeta Fejza, e cila për Telegrafin ka thënë se Ministria e Shëndetësisë gjatë këtij muaji bën aktivitete vetëdijësuese për të gjitha gratë që “zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit do të thotë shpëtim nga kjo sëmundje”.

    “Nga çfarë arrita të bisedoj me stafin mjekësor ka interesim për këtë fushatë, grate janë duke u informuar, jo detyrimisht duke bërë mamografinë, por edhe duke u informuar më shumë rreth sëmundjes dhe mënyrave se sim und të realizojnë kontrolla shëndetësore”, ka thënë Fejza.

    Ajo është shprehur se gratë duhet ta bëjnë në kohë mamografinë dhe në rast se ka diçka të merret trajtimi i duhur mjekësor, transmeton Telegrafi.

    “Besoj parulla e përvitshme duhet të qëndroj edhe këtë herë, ‘Zbulimi i hershëm shpëton jetë’, është shumë e rëndësishme që të gjithë ne të kujdesemi për shëndetin tonë. Gratë në kohë t’i kryejnë kontrollet mjekësore, ta bëjnë mamografinë dhe në rast se ka diçka të merret trajtimi i duhur mjekësor në mënyrë që të luftohet dhe mposhtet kanceri i gjirit”, ka përfunduar deputetja nga radhët e VV-së, Arjeta Fejza.

    Ndërsa Shqipe Llapjani, teknike e radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, për Telegrafin ka thënë se qëllimi i kësaj fushate është vetëdijësimi i grave për të bërë mamografinë.

    “Ne jemi sot nga mëngjesi, jemi dy kolege, këtu në Mitrovicën Veriore jemi dy ditë, madej do të jemi në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok”, ka thënë Llapjani

    Ajo ka thënë se deri në ato momente 20 gra kishin pranuar të bëjnë kontrollet mjekësore, 19 prej tyre shqiptare dhe një nga komunitetit serb.

    “Për momentin deri më tani kemi pasur 20 gra, shumica janë shqiptare, vetëm një e kemi pasur të komunitetit serb”, ka thënë tutje Llapjani.

    Ajo u ka bërë thirrje të gjitha grave që t’i kryejnë kontrollet mjekësore dhe ta bëjnë mamografinë në mënyrë që të zbulohet sa më herët kjo sëmundje.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme03 Tetor 2024
    Me ftesë të ministrit për Evropën dhe Punë të Jashtme të Francës, kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla, po merr pjesë në Konferencën e...
    Lajme03 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar veprimtarin e kësaj partie dhe ish-kryetarin e Mitrovicës, Faruk Spahija, në 19...
    Lajme03 Tetor 2024
    Ish-deputeti nga radhët e Të Gjelbërve në Parlamentin Evropian (PE), Reinhard Butikofer, ka kritikuar qasjen e shteteve perëndimore ndaj Kosovës, duke i...
    Të tjera
    Lajme03 Tetor 2024
    Edhe pas takimit me ministren e Arsimit, Arbërie Nagacit, drejtori i arsimit në Komunën e Pejës ende nuk ka vendosur se a...
    Lajme03 Tetor 2024
    Gjermania sot shënon 34-vjetorin e bashkimit. Më 3 tetor 1990, Gjermania zyrtarisht u bashkua, me qëllimin që të dy pjesët e vendit...
    Lajme03 Tetor 2024
    Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmë në Zubin Potok. E si shkak i këtij shpërthimi pati edhe zjarr në një ndërtesë...
    Sport03 Tetor 2024
    Pas ndeshjeve spektakolare që patën mundësi t’i përcjellin adhuruesit e futbollit në Champions League, sot në program do të jenë ato të...
    Lajme03 Tetor 2024
    Sot do të përurohet Klinika e re e Ortopedisë. Në përurim do të marrë pjesë, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori...
    Lajme03 Tetor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.