Një person ka mashtruar një burrë se do t’ia rregullonte vizën sllovene, ia ka marrë paratë dhe nuk i ka rregulluar vizën.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Me 08.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka mashtruar viktimën mashkull kosovar se do t’i rregullojë në vizë sllovene, i ka marrë paratë dhe nuk ka rregulluar vizën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.