Dy persona në Gjilan kanë rënë pre një mashtrimi. Të dy atyre iu ishte shitur banesa e njëjtë.
Policia e Kosovës ka arritur ta arrestoj personin që mashtroi të dy këta persona.
Banesa e shitur ishte në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan.
E me vendim të prokurorit, i dyshuari për mashtrim është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte arrit të mashtroj dy viktimat meshkuj kosovarë, ku ju kishte shitur një banesë të dy viktimave. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.