×
  • Lajme
  • Lajme

    MAShTI prezanton doracakun për mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi

    FrontOnline
    21 Tetor 2024

    Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arsim Ademi mori pjesë në punëtorinë me mësimdhënës për rolin e shkollës në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz si dhe në prezantimin e doracakut për mësimdhënësit dhe profesionistët e arsimit për mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi, të organizuar nga Ministria e Arsimit e mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) misioni në Kosovë.

    Ademi ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ministrisë me misionin e OSBE-së, për të siguruar një mjedis të sigurt për fëmijët në shkolla. Ai vuri në dukje se ky bashkëpunim ka qenë gjithmonë i suksesshëm dhe se puna me institucionet ndërkombëtare rrit garancitë dhe efikasitetin në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz, transmeton Klankosova.tv.

    “Ademi tutje tha se, MAShTI ka qenë dhe vazhdon të jetë aktiv në zbatimin e strategjive nacionale për parandalimin e trafikimit të njerëzve. Ai përmendi se MAShTI ka integruar këtë temë në kurrikulat arsimore dhe programet lëndore, veçanërisht në Edukatën Qytetare dhe Aftësitë për Jetë.  Gjithashtu, zëvendësministri Ademi tha se, përmes trajnimeve të mësimdhënësve dhe bashkëpunimit me partnerët, MAShTI ka ngritur kapacitetet e shkollave për të trajtuar këtë tematikë, në mënyrë ndërkurrikulare dhe ekstrakurrikulare, duke synuar një rol parandalues më efikas”, thuhet në njoftimin e MASHTI-it.

    Në fund, Ademi njoftoi se ministria e Arsimit ka planifikuar dhe do të realizojë disa veprime të tjera gjatë këtij viti shkollor, për të forcuar mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi, ku përfshihet doracaku për mësimdhënës për mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi, Pako e moduleve për mbrojtjen e fëmijëve dhe Politikat për mbrojtjen e fëmijëve.

    “Për rëndësinë e mbajtjes së kësaj punëtorie me mësimdhënës për rolin e shkollës në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz, si dhe prezantimin e doracakut për mësimdhënësit dhe profesionistët e arsimit për mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi, kanë folur edhe ushtruesi i detyrës së kryesuesit të misionit të OSBE-së në Kosovë, Connie Taylor, zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe koordinatori nacional kundër trafikimit me njerëz, Blerim Gashani dhe Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, Bahri Shala”.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lajme21 Tetor 2024
    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, tha të hënën se do të luftojë deri në momentin e fundit për zgjidhje kompromisi me Kosovën. “Do...
    Lajme21 Tetor 2024
    Një aksident me fatalitet ka ndodh në autostradën “Ibrahim Rugova”. Aksidenti ka ndodh sonte dhe atë e ka konfirmuar edhe Policia. “Me...
    Lajme21 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, po qëndron për një vizitë zyrtare në ShBA. Haradinaj sot ishte në Pentagon,...
    Të tjera
    Vip21 Tetor 2024
    Opinionistja, Olta Gixharri ka komentuar imitimin e Rezit ndaj Burimit, njofton Klankosova.tv. Derisa ka përgëzuar qasjen e Burimit ndaj klipit të shfaqur,...
    Sport21 Tetor 2024
    Një mur autentik mbrojtës, prej atyre të modës së vjetër, i aftë për t’i futur në xhep 9-shet më të rëndësishmet të...
    Lajme21 Tetor 2024
    Një aksident me fatalitet ka ndodh në autostradën “Ibrahim Rugova”. Aksidenti ka ndodh sonte dhe atë e ka konfirmuar edhe Policia. “Me...
    Lajme21 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, po qëndron për një vizitë zyrtare në ShBA. Haradinaj sot ishte në Pentagon,...
    Lajme21 Tetor 2024
    Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova duhet të dërgojë Asociacionin e komunave me...
    Vip21 Tetor 2024
    Del klipi i përplasjes së Rezit me Gresën – Ja si nisi gjithçka! Gjatë spektaklit të BBVK, është shfaqur klipi i përplasjes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.