×
  • Lajme
  • Lajme

    MAShTI me shkresë ndaj komunave të Kosovës, shkak rastet e vetëlë*ndimit të të miturave në TikTok

    FrontOnline
    14 Tetor 2024

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit duke marrë shkas nga rastet e fundit të vetëlëndimit të vajzave të mitura si pasojë e ndikimit nga platforma TikTok, u është drejtuar sot përmes një shkrese të gjitha komunave të Republikës së Kosovës për t’ua rikujtuar domosdoshmërinë për zbatimin të politikave të mbrojtjes së fëmijës, në mënyrë që fëmijët të rriten të sigurt dhe të mbrojtur nga rrethanat e dëmshme për zhvillimin e tyre.

    MAShTI si hartuese e politikave ka bashkëvepruar me instancat tjera në fazën e hartimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës dhe të akteve nënligjore që derivojnë nga ky ligj.

    “Në linjë me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës, është hartuar edhe Politika për Mbrojtjen e Fëmijës në Arsimin Parauniversitar, e cila ka për qëllim krijimin e një mjedisi të sigurtë për të gjithë fëmijët dhe të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar publik dhe privat në Kosovë, duke vendosur parime dhe rregulla, të cilat duhet respektuar denjësisht. MAShTI ka kërkuar që ky dokument të ndahet me të gjithë drejtorët e shkollave, me sygjerimin që t`i kalohet stafit të institucioneve edukative dhe arsimore për ta lexuar, mirëkuptuar dhe nënshkruar deklaratën e saj”, thuhet në njoftim.

    “Aktualisht stafi i MAShTI është duke i mbajtur seancat informuese me komuna në lidhje me këtë dokument. Deri tani janë realizuar seancat në: Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Klinë, Prishtinë, dhe do të vazhdohen këto ditë edhe në komunat: Lipjan; Shtime, Fushë Kosovë, Graçanicë, Obiliq, Kamenicë, Rahovec, Suharekë, Vushtrri, Istog, deri sa t`i mbulojmë të gjitha, përfshirë edhe me tryeza të përbashkëta”.

    “Përmes edukimit për mbrojtje, institucionet tona edukative dhe arsimore, aftësojnë fëmijët dhe të rinjtë për sjellje të mira e të shëndosha, në çdo nivel e rrethanë, si dhe për shmangien nga konfliktet dhe rreziqet, përfshirë ato virtuale dhe reale. Në mënyrë specifike, për aspektet e mbrojtjes në internet, MAShTI ka hartuar politika, përfshirë: udhëzime administrative, materiale lehtësuese dhe didaktike.MAShTI ka hartuar pakon e udhëzuesve “Udhëtimi nëpër internet” (2 udhëzuesit për nxënës, 1 për mësimdhënës dhe 1 për prindër), me të cilën ofrohen alternativat e përdorimit të internetit në mënyrë të dobishme e të përgjegjshme, duke trajtuar këtë tematikë me qasje ndërkurrikulare, ekstrakurrikulare dhe me mësim zgjedhor”.

    “MAShTI i ka ndarë këto materiale me drejtorë dhe mësimdhënës, si dhe i ka trajnuar kordinatorët e cilësisë për përdorimin e tyre, ndërsa këtë vit i ka finalizuar edhe dy udhëzues për mbrojtjen e fëmijës në internet ( klasa 10-12 dhe për edukatoret e institucioneve parashkollore). Ministria e Arsimit, po ashtu ka organizuar në vazhdimësi fushata ndërgjegjësuese për sigurinë në internet, me qëllim që shkollat të promovojnë përdorimin e sigurt të internetit (me kërkesën e MAShTI, çdo vit shënohet Dita për internet të sigurt me aktivitete të larmishme ndërgjegjësuese)”.

    “Mbi këto tema (konteksti i edukimit), kërkohet qasje proaktive nga i gjithë stafi edukativ-arsimor, si në parandalim, identifikim, ashtu edhe në raportim e referim të rasteve në nevojë për t`u mbrojtur dhe trajtuar.Duke e ditur rolin e rëndësishëm të psikologëve dhe pedagogëve në shkolla, MAShTI gjithashtu ka ndarë buxhetin për më shumë se 500 pozita për psikologë dhe pedagogë, për çka edhe bëjmë thirrje tek komunat që sa më parë të shpallin konkurset”.

    MAShTI kërkon bashkëpunimin dhe vëmendjen e komunave, në mënyrë që të zbatohen suksesshëm politikat e përbashkëta, në të mirë të fëmijëve tanë.

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës Çeku ka zhvilluar takim bilateral me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Nga kancelari gjerman kryeministri...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryetari  i LDK-së, Lumir Abdixhiku mbajti sonte, takim punë me strukturat e degës së partisë në Podujevë. Përmes një shkrimi në Facebook,...
    Lajme14 Tetor 2024
    Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar ka arritur të arrestoj një person me urdhër arrest ndërkombëtarë....
    Të tjera
    Lajme14 Tetor 2024
    Një person ka humbur jetën në Bellopojë të Pejës, si pasojë e lëndimeve që mori duke punuar nga mjeti bujqësor. I njëjti,...
    Lajme14 Tetor 2024
    Eman Rrahmani nga Lista për Familjen, thotë se nuk do të bashkëpunojnë apo nuk do të kenë koalicon me subjekete politike që...
    Lajme14 Tetor 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se publikimi i komunikimeve të Dejona Mihalit me Nagip Krasniqi konfirmon dhe vërteton...
    Lajme14 Tetor 2024
    A po vjen te ne...me kapelë :)”. Kështu i drejtohet me ftestë për takim në seli të Vetëvendosjes Dejona Mihali – formalisht...
    Lajme14 Tetor 2024
    Grupi për Politikat dhe të Drejtën Ndërkombëtare Publike në Uashington publikoi këto ditë një raport në të cilin thotë se kërkesat ndaj...
    Lajme14 Tetor 2024
    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Visar Azemi, në një konferëncë për media deklaroi se kjo qeveri pas braktisjes së ushtarëve të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.