×
  • Lajme
  • Lajme

    Masat antiCOVID, gastronomia pa mbështetje nga shteti

    FrontOnline
    06 Prill 2021

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë Kurti 2 për masa të reja ku do të ketë mbyllje të shumë veprimtarive të pavarura për 12 ditë, për shkak të pandemisë me koronavirus.

    Azemi ka thënë për KosovaPress, se paraprakisht Qeveria është dashur të ketë një plan për stimulimin e punëtorëve në sektorin privat, të cilët do të mbeten pa punë gjatë kësaj kohe.

    Ai kujton se edhe pakoja emergjente e vitit të kaluar nuk ka gjetur zbatim të plotë, pasi që shumë prej punëtorëve nuk kanë marrë shumën 170 euro dhe nuk ka gjetur zbatim as vendimi për stimulimin e punëtorëve të larguar nga puna.

    “Realisht ne e kemi kundërshtuar këtë mbyllje për arsye, sepse nuk kemi mjete mbështetëse shtesë, që punëtorët e sektorit privat kryesisht gastronomisë dhe profileve të ndryshme nuk ka asnjë garanci që këta punëtorë do të paguhen. Unë e them me plot përgjegjësi se më lehtë do ta kenë pronarët e kompanive se sa ne punëtorët, sepse pronarët e kompanive kanë disa kursime dhe mund t’ia dalin të qëndrojnë, përderisa ne punëtorët e sektorit privat punojmë sot për nesër, nëse nesër na ndalohet puna, pasnesër na duhet të dalim dhe të kërkojmë mjete diku borxh”, tha ai.

    Në pakon për rimëkëmbje ekonomike të vitit të kaluar shumë punëtorë nuk e kanë marrë stimulimin prej 170 euro. Azemi përkujton se edhe pagesa për tre muajsh me nga 300 euro për punëtorët e larguar nga puna, nuk ka gjetur zbatim.

    “Ne nuk jemi kundër mbylljes së arsyeshme, por jemi kundër asaj se si është vepruar: po të mbylli njëherë dhe çka tutje? Duke u nisur nga e kaluara, nga masa për rimëkëmbje ekonomike dhe masa të tjera që kanë qenë për punëtorë të dedikuara, ne e themi me plot përgjegjësi se 70% të atyre mjeteve kanë shkuar në llogari të punëtorëve. Ne kemi ende shumë punëtorë, të cilët stimulimin prej 170 euro nuk e kanë marrë. Ne kemi që nga viti 2020, në dhjetor të vitit të kaluar, kur u mor vendimi se do të stimulohen punëtorët e larguar nga puna, 3 herë me nga 300 euro, as nuk është bërë, por as në formën se si janë marrë vendimet nuk do të bëhet”, tha ai.

    Për ditët e mbylljes, Azemi thotë se nuk ka asnjë garanci që këta punëtorë do të paguhen gjatë periudhës që nuk do të punojnë.

    “Ne kemi informacione vetëm përmes mediave dhe është dashur një plan i detajuar nëse ka mjete. Po mendon që për 12 ditë duhet të mbyllet, atëherë duhet bërë kalkulime për secilin punëtor dhe ato mjete për 12 ditë të dalin qysh tash dhe ne nuk kemi asnjë garanci duke u nisur nga e kaluara, që një vit nuk kemi një garanci që ne do të stimulohemi për këto ditë sa të rrimë në shtëpi. Absolutisht pronari i kompanisë as nuk dëshiron të dëgjojë për kohën sa ka qenë i mbyllur, sepse ai thotë se ka qenë i sanksionuar nga shteti dhe nuk ka nga t’i marrë (paratë), pra kjo barrë i bie qeverisë se sa do të reflektojë, unë po dyshoj”, tha ai.

    Sipas vendimit të qeverisë të datës 6 prill 2021, shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri më 18 prill. Ato do të lejohen të punojnë vetëm me shërbim “merr me vete”, “dërgesë me porosi” dhe “drive-through”.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se nuk duhet të ngarkohet vetëm shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza...
    Lajme10 Tetor 2024
    Sylë Ukshini, ish-shef i misionit diplomatik në Tiranë dhe njohës i rrethanave politike, ka vlerësuar se dinamika e dialogut ndërmjet Kosovës dhe...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka folur për audio-incizimin e publikuar ku dëgjohet një bisedë mes kryetares së Grupit...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe dhe lokalisht të ketë...
    Vip10 Tetor 2024
    Luiz Ejlli ka lansuar duetin me Teuta Selimin, transmeton Front Online. Kënga mes dy aritstëve të njohur, titullohet ‘Lamtumirë’. Ky projekt u...
    Lajme10 Tetor 2024
    Policia e Kosovës njofton se me datë 09.10.2024 një viktimë mashkull rreth 35 vjeç ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht...
    Lajme10 Tetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës shënoi sot 25 vjetorin e themelimit. Duke folur për këtë përvjetor, kryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi, tha...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në një seancë të jashtëzakonshme në ora 12:00. Në këtë seancë do të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, tha se katër komunat e pjesës veriore të Kosovës janë pjesë e Asociacionit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.