Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Masat anti-Covid, sonte nga ora 19:00 nis ora policore në dhjetë komuna

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Sonte nga 19:00 deri në 05:00 të mëngjesit dhjetë komunave të Kosovës iu vihet dryni.

    Komuna e Prishtinës, Podujevës, Obiliqit, Fushë-Kosovës, Mitrovicës së Jugut, Gjilanit, Ferizajt, Shtimes, Gjakovës dhe Pejës do të futën në karantinë pas vendimit Qeverisë së Kosovës për shkak të numrit të madh të infektuarve me virusin Covid-19.

    Për t’i kontrolluar hyrje-daljet e këtyre qyteteve janë mobilizuar edhe Policia e Kosovës e cila ka hartuar edhe një plan operativ.

    Në një përgjigje me shkrim për gazetën Objektiv nga ky institucion nuk kanë dhënë shumë detaje se sa zyrtarë policorë do të angazhohen, por kanë thënë se do të jenë në krye të detyrës për t’i zbatuar vendimet e ekzekutivit.

    “Policia e Kosovës (PK), referuar vendimeve të institucioneve të Kosovës, si dhe referuar Planit të gatishmërisë dhe reagimit kundër Coronavirus të ri COVID-19,  ka hartuar me kohë urdhrin operativ  policor  të quajtur “UO për Gatishmëri dhe Reagim për Coronavirus-in COVID-19”.

    Policia e Kosovës të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme i ka ndërmarrë në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucioneve tjera relevante, konform edhe angazhimeve dhe detyrave sipas planit për gatishmëri dhe reagim”, thuhet në përgjigjjen e Policisë.

    Sipas zyrës për media të Policisë, do të bashkëpunohet me të gjitha komunat në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit korona.

    “Urdhri operativ i PK-së, ka për qëllim bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve me institucionet qendrore dhe lokale që janë kompetent për luftimin dhe parandalimin e rreziqeve nga virusi në fjalë si dhe përballjen me situatat të këtij lloji, në drejtim të koordinimit dhe reagimit me kohë sipas autorizimeve ligjore dhe vendimeve zyrtare”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme26 Mars 2023
    Suzana Grubjeshiq ka dhënë qëndrimin e saj sa i përket Propozimit Evropian dhe në veçanti mbështetjes së madhe që po i jep...
    Lajme26 Mars 2023
    Ish presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli ka bërë një gabim qesharak në rrjetet sociale, duke uruar fitoren e kombëtares së Kosovës ndaj...
    Lajme26 Mars 2023
    Me marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, zgjidhja e “problemit të Kosovës” është rikthyer në binarë të normalizimit, gjë që çon vetëm në...
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2023
    Është vetëm një nxënës që ndjek mësimet në klasën e parë të Shkollës Fillore “Rilindja” në fshatin Keqekollë të Komunës së Prishtinës....
    Vip26 Mars 2023
    Familjarët e Kristit kanë reaguar të revoltuar pasi Lorenci pranoi se ai dhe Keisi kanë pasur një romancë jashtë “Big Brother VIP”....
    Tenderët26 Mars 2023
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndau gjysmë milion euro për restarurimin e objektit të ish-gjimnazit të Ferizajt, “Ismail Qemali’. Objekti, i...
    Vip26 Mars 2023
    Janë për dy vite që nga ikja nga kjo botë e humoristit të njohur, Rasim Thaçi-Cima. Cima, u mund nga COVID 19-të,...
    Lajme26 Mars 2023
    Ish kryenegociatorja e dialogut, Edita Tahiri, ka thënë se Kurti ka ardhur në pushtet duke përmendu bashkimi kombëtar, ndërsa tani po e...
    Sport26 Mars 2023
    Sulmuesi shqiptar i Augsburgut, Mërgim Berisha ka debutuar me Kombëtaren e Gjermanisë në miqësoren kundër Perusë të zhvilluar të shtunën mbrëma. Gjermania...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.