Këshilli i Kryetarëve të Komunave do të mblidhen sot për të diskutuar në lidhje me masat Anti-Covid, të cilat do të përfundojnë më 18 prill, raporton Front Online.
Këtë e ka konfirmuar për Front Online, Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Ai ka thënë se mbledhja do të mbahet në 10:30.
“Mbledhja me kryetarët e komunave do të mbahet në 10:30, ku do të diskutohet për masat AntiCovid, pasi këtyre në fuqi u kalon afati me 18 prill”, ka thënë ai.
Sazani ishte ankuar se për masat aktuale që janë në fuqi nuk janë konsultuar.
I pyetur se çka nëse prap nuk merren parasysh sugjerimet e kryetarëve të komunave, ai nuk ka pasur një përgjigjje të qartë.
“Komunat do të sugjerojnë se çka duhet të veprohet më pastaj. Ne do të diskutojmë edhe se çka dhanë masat e reja”, ka shtuar ai.
Në Kosovë që nga 7 prilli janë në fuqi masat të cilat ndalojnë punën e gastronomisë, shkollat nga klasa e 6 janë në mësim online poashtu edhe universitet.
Por këto masa vazhdimisht janë kritikuar për moszbatim dhe si jo të efektshme./Front Online/