Vajza e aktorit të ndjerë, Paul Walker, Meadow Walker, është martuar me aktorin Louis Thornton-Allan.
Martesa e tyre ka ndodhur pas më pak se tre muajsh prej që e kanë dhënë lajmin për fejesë.
Meadow Walker, 22-vjeçare është martuar të premten, ndërkohë që deri te altari atë e ka përcjellë kumbari i saj, aktori i cili ishte edhe mik i babait të saj, Vin Diesel, shkruan TMZ.
Martesa e Meadow ka ndodhur tetë vjet pasi babai i saj, Paul, ka vdekur në një aksident tragjik me veturë, në moshën 40-vjeçare.