×
  • Vip
  • Vip

    Martohet çifti i Love Island, kurorëzojnë dashurinë në Majorka

    FrontOnline
    24 Gusht 2026

    Është një emision i njohur për romancat e shkurtra, çifte që në ishull duken të dashuruar kokë e këmbë, por gjithçka ndryshon kur dalin në botën reale dhe vënë në provë lidhjen e tyre.

    Megjithatë, ka edhe disa çifte me fat që arrijnë ta bëjnë lidhjen të funksionojë edhe jashtë emisionit, transmeton Indeksonline.

    Molly Smith dhe Tom Clare janë çifti i fundit i Love Island që është martuar, në një ceremoni madhështore në Majorka, dy vjet pasi fituan edicionin All-Stars 2024 të reality show-t.

    Çifti, i cili u njoh në versionin spin-off të emisionit të takimeve, të zhvilluar në Afrikën e Jugut, kurorëzoi martesën në ishullin piktoresk spanjoll, pas ceremonisë së tyre ligjore të zhvilluar muajin e kaluar.

    Molly, 32 vjeçe, veshi një fustan elegant nusërie të zbukuruar me rruaza në fotot e para që ajo dhe Tomi, 26 vjeç, ndanë nga dasma e tyre në Instagram.

    Në fotografi, çifti shihet duke shkëmbyer betimet martesore në ambientin Son Marroig, në majë të shkëmbinjve, nën një dekorim të bukur. Ndërkohë, Tomi kishte zgjedhur një kostum të bardhë elegant.

    Ata e shoqëruan postimin me mbishkrimin: “Dita më e bukur e jetës sonë.”

    Pas ceremonisë, të ftuarit vazhduan festën deri në orët e vona të natës. Dëshmitari i dhëndrit, Casey O’Gorman, publikoi video ku shihej duke u argëtuar pa masë në pistën e vallëzimit./Indeksonline/

    Nga Rubrika
    Vip 24 Gusht 2026
    Adelina Tahiri ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, ku bie në sy kombinimi elegant dhe luksoz. E veshur me...
    Vip 24 Gusht 2026
    Elijona ka reaguar sërish në rrjetet sociale përmes një postimi të ri në Instagram, ku shihet duke u çlodhur në plazh. Elijona...
    Vip 23 Gusht 2026
    Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka festuar ditëlindjen dhe urimet për të kanë ardhur nga fansa e artistë të shumtë....
    Të tjera
    Lajme 24 Gusht 2026
    Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila akuzoi të...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares në Malishevë. Haxhiu, përmes një postimi në profilin...
    Vip 24 Gusht 2026
    Adelina Tahiri ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, ku bie në sy kombinimi elegant dhe luksoz. E veshur me...
    Sport 24 Gusht 2026
    Kombëtarja e Kosovës në volejboll e shënoi fitoren e radhës, këtë herë duke e mundur Maqedoninë e Veriut 3:1 në sete (30:28,...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton se, pas pranimit të propozimeve me shkrim nga subjektet politike për anëtarët e Komisionit...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Aleanca i ka reaguar ministres Artane Rizvanolli, duke thënë se e njëjta po përpiqet të fsheh skandalet e saj dhe bashkëpunimin me...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.