
Kombëtarja e Kosovës në volejboll e shënoi fitoren e radhës, këtë herë duke e mundur Maqedoninë e Veriut 3:1 në sete (30:28, 25:17, 19:25, 25:16) në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Është kjo fitorja e dytë e vajzave kosovare pas asaj ndaj Algjerisë.
Ato e kanë edhe një humbje nga Greqia. Ndeshjen vendimtare për kalim të grupit do ta luajnë ndaj Turqisë nesër.
