×
  • Lajme
  • Lajme

    “Marrje në pyetje e maltretim”, kosovarët rrëfejnë për ndalimin në kufijtë e Serbisë

    FrontOnline
    18 Prill 2024

    Një vizitë njëjavore jashtë vendit te familjarët për festën e Bajramit, përfundoi e hidhur për Burim Kastratit nga Gjilani.Në mëngjesin e 17 prillit, derisa po kthehej nga Cyrihu i Zvicrës për në Kosovë me autobus dhe pasi arriti në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë, Kastrati ishte në mesin e shumë kosovarëve që u ndaluan për orë të tëra nga autoritetet serbe.

    “Aty na kanë ndalur, gjatë kontrollit të dokumenteve, [dhe autoritetet serbe] çdo autobusi ia ndanin nga dy pasagjerë dhe një shofer, për t’i mbajtur peng”, tregon Kastrati për Radion Evropa e Lirë.Pa ndonjë arsye specifike, thotë Kastrati, ai dhe dhjetëra udhëtarë të tjerë – të gjithë kosovarë – u ndaluan për t’u marrë në pyetje nga autoritetet serbe.

    “Nga tre herë na kanë marrë në pyetje aty brenda, diku 12 orë e gjysmë kemi qëndruar aty. Nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 6 e gjysmë në mbrëmje”, thotë Kastrati.Pyetjet, sipas 37-vjeçarit, me aq sa e kuptonte serbishten ai, kishin të bënin me luftën e Kosovës të viteve 1998/1999.

    “Prindërit [tuaj] në 99-tën, ku kanë qenë? A kanë qenë në luftë? A ka pasur UÇK [Ushtria Çlirimtare e Kosovës] te ju? A ka veteranë në pjesën ku jetoni ju?” këto ishin disa nga pyetjet që i mban mend Burimi t’i jenë bërë nga zyrtarët serbë.Sipas Kastratit, në mes të rundeve të pyetjeve, të ndaluarit nuk janë lejuar të lëvizin nga ndërtesa ku po mbaheshin.

    “Në korridor kemi qëndruar. Afër 30 veta kemi qenë, ka pasur njerëz të sëmurë që nuk mund të qëndronin. Nuk na kanë lënë të pimë ujë apo të hamë bukë”, tregon ai.Kastrati thotë se policët që e morën në pyetje nuk u prezantuan, por se, sipas tij, nëpër fletoret e disave, shihej akronimi “BIA”, që është Agjencia Serbe e Sigurisë dhe Informacionit.

    Më 17 prill, sipas autoriteteve në Kosovë, Serbia i ndaloi mbi 1.400 kosovarë për më shumë se 20 orë në pikat kufitare të saj me Kroacinë dhe Hungarinë.Në mesin e të ndaluarve ishin edhe dhjetë zyrtarë policorë, përfshirë zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

    Autoritetet thanë se nëntë zyrtarë policorë janë liruar, ndërkaq ndaj Jankoviqit, Serbia ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh nën akuzën për prishje të rendit kushtetues të Serbisë.Qeveria e Kosovës këto veprime i cilësoi si hakmarrje e Serbisë ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
    Serbia i mohoi akuzat, duke thënë se vonesat u shkaktuan nga masat shtesë të sigurisë në kufi, dhe se lëvizja e qytetarëve kosovarë “nuk është kufizuar”.

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Lëvizja për pajtimin e gjaqeve në Kosovë, vlerësohet si një moment historik për bashkimin e shqiptarëve në kohën kur regjimi serb kishte...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, foli për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Sela deklaroi se ka momente të zhgënjime me Kurtin....
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Zv/kryeministri Besnik Bislimi ka njoftuar se është takuar me parlamentarë e zyrtarë qeveritarë në Bern të Zvicrës, me të cilët ka thënë...
    Sport01 Maj 2024
    Borussia Dortmund-PSG, është ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve që luhet sonte. ‘Milionerët’ e Gjermanisë dhe parisienët do të...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, ka treguar se sfidat me të cilat përballen zjarrfikësve e Kosovës janë adresuar edhe tek...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Policia në Stamboll ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit që u përpoqën të çanin një barrikadë për...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Kalimi kufitar verior i Rripit të Gazës me Izraelin është hapur për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza...
    Lajme01 Maj 2024
    Njëri nga të plagosurit në Lupç të Podujevës është liruar nga emergjenca dhe më pas është marrë nga Policia e Kosovës. Pamjet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.