×
  • Lajme
  • Lajme

    Marrëveshjet e CEFTA-s dhe plani i ri i veprimit për CRM, në fokus në Samitin e 10-të të Procesit të Berlinit

    FrontOnline
    15 Tetor 2024

    Udhëheqësit e Procesit të Berlinit nga Ballkani Perëndimor dhe disa shtete anëtare të BE-së u mblodhën në Berlin për të shënuar dhjetëvjetorin e Procesit të Berlinit dhe për të diskutuar iniciativa kyçe që synojnë nxitjen e integrimit ekonomik, lidhshmërisë dhe qëndrueshmërisë.

    Gjatë samitit, marrëveshjet e CEFTA-s u theksuan si një arritje historike që do të mundësojë zbatimin e suksesshëm të Planit aktual të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM).

    Danijela Gaçeviq, Drejtoresha e Përkohshme e Sekretariatit të CEFTA-s, shprehu mirënjohjen ndaj Gjermanisë dhe pjesëmarrësve të tjerë të Procesit të Berlinit për mbështetjen e tyre në miratimin e marrëveshjeve të CEFTA-s.

    “Secila nga këto marrëveshje sjell një sërë përfitimesh të prekshme për popujt dhe bizneset tona, pa të cilat mozaiku i Tregut të Përbashkët Rajonal nuk do të ishte i plotë. Por ky është vetëm fillimi. Sot, udhëheqësit ishin të qartë se duan më shumë rezultate dhe CEFTA është e vendosur t’i ofrojë ato”, tha Gaçeviq.

    Duke u bazuar në përparimin e bërë gjatë katër viteve të fundit, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor miratuan një Plan të Ri të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal për vitet 2025-2028, i cili përcakton drejtimin për përmirësimin e tregtisë, mobilitetit dhe investimeve në të gjithë rajonin dhe integrimin me Tregun e Vetëm të BE-së.

    Plani i ri katërvjeçar është i ndarë në 6 shtylla, nga të cilat 3 do të zbatohen nga CEFTA: lëvizja e lirë e mallrave, lëvizja e lirë e shërbimeve dhe masat horizontale të tregtisë. Ky Plan synon të shfrytëzojë potencialin e rajonit duke nxitur tregtinë, investimet dhe duke hapur derën për integrimin e përshpejtuar në Tregun e Vetëm të BE-së.

    Përveç zgjerimit të tregtisë dhe tregut, Samiti trajtoi çështje urgjente që lidhen me Agjendën e Gjelbër dhe lidhshmërinë energjetike. Samiti përfundoi me një konferencë të përbashkët për shtyp ku morën pjesë Kancelari Olaf Scholz, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe figura të tjera kyçe, duke sinjalizuar një mbështetje të fortë të BE-së për përpjekjet e integrimit dhe bashkëpunimit të rajonit.

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur për provokimet e ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja Hykmete Bajrami ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Kurti dhe atë që e ka quajtur “nëntoka”...
    Lajme15 Tetor 2024
    Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, ka publikuar një fotografi me Presidenten Vjosa Osmani, që thotë ta kenë bërë kohë më parë, në...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar në lidhje me përgjimet e fundit të publikuara ku Shefja e GP të...
    Lajme15 Tetor 2024
    Përmes një komunikate për media, Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas publikimit të bisedave të Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit. “Raportimet...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Dy shtete kritike të fushëbetejës – Georgia dhe Karolina e Veriut – po fillojnë votimin e hershëm personalisht këtë javë. Mes një...
    Sport15 Tetor 2024
    Ikona braziliane Neymar e ka mbështetur bashkatdhetarin e tij dhe yllin e Real Madridit, Vinicius Junior, për të fituar Topin e Artë...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni deklaroi në senat se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët mund të zbatohet edhe nga shtetet e tjera...
    Lajme15 Tetor 2024
    Policia e Kosovës e ka arrestuar një shtetas sirian i dyshuar për një vrasje të kryer në vitin 2022. Përmes një komunikate...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.