×
  • Lajme
  • Lajme

    “Marrëveshja për Asociacionin duhet të rinegociohet”

    FrontOnline
    13 Tetor 2020

    Sot në Prishtinë po qëndron i dërguar i Posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ku pritet të takohet fillimisht me kryeministrin Avdullah Hoti, kryeparlamentaren Vjosa Osmani si dhe me krerët e partive politike në vend.

    Profesori Universitar, Afrim Hoti, në një prononcim për Front Online është shprehur se kjo vizitë e tij po tregon vendosmërinë e dhe seriozitetin e BE-së që dialogu Kosovë-Serbi të vihet në binarë.

    Kurse sa i përket Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, profesori Afrim Hoti ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara duhet të zbatohen ose të kërkohet që kjo marrëveshje të rinegociohet, pas vërejtjeve nga Gjykata Kushtetuese.

    “Këtu nuk ka jemi të kënaqur, s’jemi të kënaqur, obligimet juridike ndërkombëtare duhet të zbatohen. Ne duhet të kemi një përgjigje, ose ta zbatojmë t’i kryejmë obligimet tona juridike, ndërkombëtare që i kemi marrë me nënshkrim, ose të e njoftojmë Bashkimin Evropian se kjo marrëveshje nuk është në fuqi dhe ne duhet ta rinegociojmë të njëjtën”, ka thënë Hoti për Front Online.

    Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, bëri të ditur se disa pjesë të marrëveshjes së fundit për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe (AKS) e nënshkruar më 25 gusht të vitit 2015  nuk janë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

    Në vendimin e saj Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe duhet të themelohet ashtu siç është parashikuar në marrëveshjen e parë të nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 19 prill të vitit 2013, marrëveshje kjo që shënoi fillimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./Front Online/

     

    Lexo edhe:

    Hoti: Vizita e Lajçakut, përpjekje e BE-së për të marrë primatin e dialogut Kosovë-Serbi

     

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Kryeministri Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka vizituar, ish të burgosurin politik, filmbërësin dhe piktorin e njohur, Mentor Kaçin. Kurti thotë...
    Lajme12 Janar 2025
    Një 74-vjeçar është ndaluar nga policia e në Ferizaj pasi disa ditë më parë me veturë ka bërë kthim gjysmërrethi tek nënkalimi...
    Lajme12 Janar 2025
    Një 27-vjeçari në Ferizaj i është shqiptuar një gjobë prej 150 euro dhe një pikë negative, pasi që i njëjti në rrugën...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Dy nga artistët më të dashur për publikun shqiptar, Melinda Ademi dhe Lumi B kanë bashkuar forcat dhe kanë sjell bashkëpunimin më...
    Vip12 Janar 2025
    Xuxi ka nisur këtë të diel me shumë disponim. Ai u pa tejet energjik por dhe pati një paralajmërim të çuditshëm për...
    Lajme12 Janar 2025
    Ushtarët e Batalionit Kinetik të Maqedonisë së Veriut, kanë kryer patrullime të motorizuara në Rahovec për disa ditë. Kështu bëri të ditur...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Lundrimi detar për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit është pezulluar në Vlorë. Shkak janë bërë kushtet hidrometeorologjike detare të përkeqësura...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot po qëndron në Komunën e Shtimes, ku ka takuar biznese të ndryshme. Hamza ka...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, thotë se një ndër ngjarjet më emocionuese dje, ishte prezenca e një zonje në prag...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.