×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Marrëveshja me Kosovën e Kroacinë, Vëngu: Serbia me qasje pezulluese u vetëpërjashtua nga nismat, viktimizim i kotë

    FrontOnline
    22 Mars 2025

    Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vëngu, ka publikuar marrëveshjen e plotë në mes të Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës në fushën e mbrojtjes, pas reagimeve që kanë ardhur nga shteti i Serbisë për këtë bashkëpunim në mes të tre shteteve.

    Vëngu ka publikuar marrëveshjen e plotë të arritur në mes të tre shteteve, duke thënë se Republika e Shqipërisë s’e ka problem që të tregojë se për çfarë janë pajtuar me Kosovën dhe Kroacinë dhe duke theksuar se Shqipëria s’bën traktate të fshehta në dëm të fqinjëve.

    Ministri shqiptar thotë se Serbia ka injoruar prej dy vitesh iniciativat rajonale dhe në këtë mënyrë ia ka pamundësuar vetes mundësinë për të nxitur apo për të marrë pjesë në konsultime shumëpalëshe.

    Ai thotë se pezullimi i një qëndrimi të tillë injorues të Serbisë është në dorën e Beogradit zyrtar që të lihet anash, dhe kjo gjë e bën të kotë çdo narrative viktimizuese që vjen nga Serbia.

    “Serbia, duke ndjekur prej dy vitesh një politikë të karrikes boshe në iniciativat rajonale, ia ka pezulluar në mënyrë të njëanshme vetes mundësinë për të nxitur ose për të marrë pjesë në konsultime shumëpalëshe. Ky pezullim, që është në dorën e Serbisë të lihet mënjanë, e bën të kotë çdo narrativë viktimizuese që vjen nga qeveria serbe.”, ka shkruar Vëngu.

    Ministri shqiptar ka publikuar edhe marrëveshjen e plotë mes tri shteteve.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, po e vazhdojnë punën e tyre për ta zbardhur rastin e tragjedisë së Koçanit, ku vdiqën 59...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Drejtuesi politik i koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ishte sot në Elbasan, ku prezantoi kandidatët e partisë për deputetë të këtij qarku në...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u takua sot me homologun e tij austriak, Alexander Van der Bellen. Van der Bellen, pos për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u takua sot me homologun e tij austriak, Alexander Van der Bellen. Van der Bellen, pos për...
    Lajme25 Mars 2025
    Një vrasje e dyfisht dje ka tronditur Vushtrrinë, ku mbeti e vrarë një grua 42 vjeçare dhe dorasi pastaj vrau veten. E...
    Lajme25 Mars 2025
    Derisa Kosova po has në vështirësi për t’u konsoliduar dhe për t’iu dhënë epilog problematikave që i ka barrë mbi shpinë, sikurse...
    Lajme25 Mars 2025
    Një rast jashtëzakonisht i pazakontë u zbulua kur planet ushtarake të SHBA-së u bënë të ditura një gazetari. Planet për sulmet kundër...
    Vip25 Mars 2025
    Një moment i veçantë dhe emocionues ka ndodhur sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku një surprizë nga ajri iu...
    Lajme25 Mars 2025
    Presidentja Vjosa Osmani do të bëjë nesër homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.