×
  • Lajme
  • Lajme

    Marrëveshja e Uashingtonit shihet si katalizator për zgjedhje të parakohshme

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Katalizator për përshpejtimin e zgjedhjeve të parakohshme është duke u parë përmbajtja e dokumentit të zotimeve që e ka firmosur në Shtëpinë e Bardhë kryeministri Avdullah Hoti, kundër të cilit është pozicionuar opozita.

    E, në rrëzimin e Qeverisë Hoti, si moment përcaktues është paralajmëruar procesi i zgjedhjes së presidentit.

    Përfshirja e Partisë Demokratike (PDK) në Qeveri ishte diskutuar përpara firmosjes së zotimeve nga kryeministrit Hoti e presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    PDK-ja i ka kualifikuar si kundërkushtetuese dy prej zotimeve. E, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka qenë edhe më e zëshme dhe të mërkurën e ka përmendur pikërisht përmbajtjen e këtij dokumenti që e ka firmosur kryeministri, si arsye shtesë për ta votuar mocionin e mosbesimit kundër Qeverisë, për të cilin kjo parti ndodhet në procesin e mbledhjes së nënshkrimeve të deputetëve.

    Imer Mushkolaj është analist dhe ka konsideruar se koalicioni aktual nuk mund të çojë përpara asgjë sa i përket marrëveshjes, në kuptim të zbatimit. Ai ka argumentuar pse marrëveshja e Uashingtonit çon më shumë drejt zgjedhjeve të reja sesa të konsolidimit të koalicionit me LDK-në.

    “Është një shkas për PDK-në dhe LVV-në që këtë marrëveshje ta shohin në favor të tyre në kuptimin elektoral, duke e kritikuar si të rrezikshme e të papranueshme. Në anën tjetër, prej kësaj marrëveshje u përpoq dhe po bën përpjekje të përfitojë edhe Haradinaj, jo me idenë se marrëveshja është e mirë, por me idenë se ka mundur të jetë më e keqe, por falë tij u arrit ky version”, i ka thënë KOHËS Mushkolaj.Koha.Ditore.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar një video të radhës lidhur me lajmet e publikuara për skandalet me grante në ministrinë...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në rajonin e Ballkanit mund të rikthehen idetë për ndarjen e territoreve,...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Java vijuese parashihet të dominohet nga kushte më stabile meteorologjike. Pas kthjellimeve në fillim të javës, në pjesën e dytë po shfaqen...
    Të tjera
    Lajme23 Nëntor 2024
    Javën e ardhshme do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Katër seanca pritet të mbahen nga e...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës në rrugën Viti-Gërlicë kanë ndaluar për kontroll një automjet, që po drejtohej nga një person...
    Vip23 Nëntor 2024
    Gjesti po mendon se Xheneta ka pëlqim për një tjetër burrë brenda shtëpisë më të madhe në vend. Kështu i tha ai...
    Sport23 Nëntor 2024
    KH Rahoveci ka pësuar humbje në ndeshjen e parë ndaj ekipit rumun CS Minaur Baia Mare në kuadër të EHF European Cup....
    Bota/Rajoni23 Nëntor 2024
    Opozita shqiptare ka njoftuar se do të zhvillojë sërish një protestë me bllokimin e disa akseve rrugore, më 26 nëntor, si një...
    Vip23 Nëntor 2024
    Një përplasje e ashpër ndodhi mes Xhenetës dhe Anisës. Madje kjo e fundit ia kapi fjalët, e me këtë veprim nuk u...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.