×
  • Opinione
  • Opinione

    Marrëveshja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duhet rishikuar dhe ndryshuar

    FrontOnline
    06 Tetor 2021

    Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe që nga viti 2013 vazhdon të jetë temë debati në Kosovë, Serbi dhe në mesin e pranisë ndërkombëtare e ndërlidhet ngushtë me dialogun Kosovë-Serbi. Kosova në vitin 2013 nënshkroi marrëveshjen e parimeve për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, por, në vitin 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti që shumë pika të kësaj marrëveshje janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Që nga ajo kohë, asgjë nuk është bërë në këtë drejtim pos, kërkesës së vazhdueshme të Serbisë që Kosova ta themelojë Asociacionin dhe kundërshtimi i vazhdueshëm i Prishtinës zyrtare që nuk lejojnë Asociacion në vija etnike.

    Themelimi i Asociacionit është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Pas dy vjetësh, më 2015,  të dyja palët (Kosova dhe Serbia), ishin pajtuar edhe për themelimin i cili parasheh të mbledh në vete rreth dhjetë komuna në Kosovë ku shumica e popullsisë është serbe, siç janë, Mitrovica e Veriut, Kllokoti, Parteshi, Ranillugu, Graçanica, Zveçani, Zubin Potoku, Novobërda, Leposaviqi dhe Shtërpca.

    Thelbi i  krijimit të këtij asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të këtyre komunave, si në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban e atij rural, ekonomisë, sigurisë, etj.

    Marrëveshja fillestare për Asociacionin thekson se Asociacioni do të krijohet me statut dhe strukturat e tij, mbi bazën e statutit të Asociacionit të komunave të Kosovës.

    Marrëveshja e dytë mbi parimet e Asociacionit të komunave me shumicë serbe –

    Pas marrëveshjes së arritur në vitin 2013, Kosova dhe Serbia në Bruksel në vitin 2015, nën ndërmjetësimin e BE-së, ishin pajtuar edhe për një marrëveshje shtesë për themelimin e Asociacionit.

    Sipas kësaj marrëveshjeje, Asociacioni parashihte të kishte nga një kuvend si trup suprem, i cili do të përbëhej nga përfaqësues të emëruar prej anëtarëve të zgjedhur nga kuvendet e komunave pjesëmarrëse.

    Po ashtu, Asociacioni ishte paraparë që ta ketë buxhetin e tij, i cili do të administrohej në përputhje me parimet e transparencës e llogaridhënies dhe dispozitave të Ligjit mbi prokurimin publik. Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

    Çfarë kishte thënë Gjykata Kushtetuese për Asociacionin e Komunave Serbe –

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 23 dhjetor 2015 kishte marrë vendim që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të themelohet ashtu siç ishte paraparë me Marrëveshjen e parë të Brukselit.

    Megjithatë, Gjykata Kushtetuese marrëveshjen e 25 gushtit të vitit 2015 për Asociacionin e kishte shpallur si “jo tërësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës, përkatësisht me disa nene që kanë të bëjnë me kapituj mbi Barazinë para Ligjit, të Drejtat dhe Liritë Themelore dhe kapitullin mbi të drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre”.

    Pas nënshkrimit të këtij vendimi nga Gjykata Kushtetuese, ajo i ishte lënë në dorë Qeverisë së Kosovës që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në bazë të parimeve të marrëveshjes për Asociacionin të 19 prillit të vitit 2013, me marrëveshjen e parë të Brukselit. Kjo për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku thuhet se marrëveshja në fjalë “nuk është tërësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës” . Edhe pse është e nevojshme të zbatohet çdo marrëveshje e arritur midis dy palëve, duke pasur parasysh vendimin e gjykatës në lidhje me kushtetutshmërinë e saj, marrëveshja duhet të rishikohet dhe të dyja palët mund të bien dakord për një të modifikuar.

    Marrëveshja siç është sot e ulë gradualisht kontrollin e Kosovës në veri dhe presioni i Bashkimit Evropian mbi Kosovën për ta zbatuar atë nuk është i justifikuar. Meqenëse, një marrëveshje e tillë minon pavarësinë e Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumica e shteteve të BE-së që njohën pavarësinë e saj nuk duhet të kërkojnë asgjë nga Kosova që komprometon pavarësinë e saj”.

    Para së gjithash duhet cekur se Serbia po vazhdon të jetë kryeneqe, e në veçanti ashtu siç e sheh Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që BE-ja dhe SHBA-të “po bëjnë më shumë presion mbi Kosovën se sa mbi vendin e tij”. Pra, në mes tjerash mund të aludojmë se “Asgjë nuk pritet të ndodhë nëse Serbia tërhiqet nga marrëveshja, pasi në fund të fundit Serbia është ajo që po bën shpesh kërkesa të paarsyeshme”.

    Megjithatë, konsideroi se Kryeministri Kurti duhet të demonstrojë se është i gatshëm për të hyrë në një dialog të ri sepse përfundimisht çdo përparim i bërë në procesin e normalizimit midis dy vendeve “do t’i sjellë dobi Kosovës”.

    Kryeministri “Kurti duhet të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për të trajtuar komunat me shumicë serbe në mënyrë të barabartë, si çdo rajon tjetër shqiptar i Kosovës, veçanërisht në fushat e kujdesit shëndetësor, arsimit dhe mundësive të punës”. Kjo do të “demonstrojë qartë se ai është i përkushtuar ndaj barazisë midis të gjithë qytetarëve pavarësisht nga përkatësia etnike ose orientimi i tyre fetar”.

    Por, në anën tjetër Serbia deri më tani asnjë lëvizje në dialog me Kosovën  nuk e  ka bërë në përputhje me Kushtetutën ekzistuese të Serbisë. Kosova është pjesë autonome, është pjesë e Serbisë sipas presidentit Vuçiq si dhe Kushtetutës ekzistuese të Serbisë,  por që në të vërtetë nuk është. Realiteti që ne e dimë është se Kosova është e pavarur nga Serbia”. Pra, në thelb Kosova dhe Serbia kanë mosmarrëveshje rreth statusit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nëse do të jetë nën sistemin konstitucional të Kosovës, apo jo. Çfarë nënkupton sistemi kushtetues i tashëm ose i riu, tani kjo është pyetja.

    Ndaj, si konkludim mund të themi se  në thelb, nëse jeni duke kuptuar procesin logjik të vazhdimit të dialogut, nuk përjashtohet mundësia që në fund të procesit, ju ta ndryshoni Kushtetutën tuaj. Kjo vlen për Serbinë, por, edhe për Kosovën nëse e zbatojnë Asociacionin e Komunave Serbe, të nisur në 2013-n, si dhe të miratuar në vitin 2015.

    Pra, shtetet në dialog apo mosmarrëveshje sikurse Kosova dhe Serbia konsideroi se do të ishte mirë të gjejnë opsione tjera,  siç do të ishte ndryshimi, apo thënë më saktë rishikimi i “Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe”, të vitit 2015, i cili do të mundësonte akomodimin e interesave të serbëve lokal të Kosovës, brenda Kushtetutës së Kosovës dhe anëtarësimin e kësaj të fundit në organizatat ndërkombëtare, si dhe në anën tjetër do të i mundësoi Serbisë integrimin e saj të plotë, në Bashkimin Evropian.

    Nga Rubrika
    Opinione25 Nëntor 2024
    Shkruan: Ben Blushi 116 vjet më parë, në vitin 1908, aty nga ora 12 paradite, e datës 20 nëntor, që binte e...
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Një 42-vjeçar shqiptar, Nikolin Nika, ka mbetur i vrarë pasditen e së dielës në provincën Emilia-Romagna të Italisë. Ai u qëllua me...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Fahrije Hoti nga Kooperativa Bujqësore “Krusha”, në një konferencë për media ka folur rreth deklarimeve të bëra nga ministri i Bujqësisë, Faton...
    Sport25 Nëntor 2024
    Rumunët po vazhdojnë të bëjnë fyerje raciste ndaj Kosovës. “Viktimë” e radhës e tifozëve rumunë ishte sulmuesi Astrit Selmani, pas fyerjeve që...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Kreu i SPAK në Shqipëri, Altin Dumani, ka folur mbi rëndësinë e bashkëpunimit me shoqërinë civile, duke theksuar se ky bashkëpunim sjell...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti i ka kërkuar presidentes Osmani që të rikthejë ligjin e buxhetit për vitin 2025 në Kuvend për...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhsK) në Hagë ka filluar dëshminë Halil Çadraku i cili përfaqësohet nga avokati Arianit Koci në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.