×
  • Vip
  • Vip

    Marc Anthony bëhet me yll në “Hollywood Walk of Fame”

    FrontOnline
    08 Shtator 2023

    “Walk of Fame në Hollywood” ka zyrtarisht një tjetër yll legjendar të shtuar – Marc Anthony.

    Të enjten, më 7 shtator, aktori dhe këngëtari mori pjesë në zbulimin, ku pati mbështetjen e bashkëshortes së tij, Nadia Ferreira.

    Çifti u shfaqën të lumtur e të qeshur për ditën e madhe të Anthony.

    Foto: Getty Images

    Djemtë e tij, Ryan Adrian Muniz dhe Cristian Marcus Muniz, të cilin ai e ndan me Dayanara Torres, ishin gjithashtu të pranishëm.

    Sipas organizatorëve, artisti mori yllin me numër 2762 në 6284 Hollywood Blvd pranë këndit historik të Hollywood & Vine.

    Foto: Getty Images

    Jo vetëm që Anthony kishte mbështetjen e gruas së tij të bukur paraguaiane, por edhe mikut të tij të mirë, yllit të futbollit David Beckham.

    Beckham, i cili madje mbajti një fjalim, theksoi: “Është vërtet e vështirë të mbash diçka nga Marc, por u mbajt sekret”.

    “Mendoj se ai ishte i lumtur. Mendoj se ai u befasua. Shkoi mirë”, shtoi ai.

    Foto: Getty Images

    Anthony para tre muajsh u bë baba për herë të shtatë.

    Ai ka vajzën Arianna Muniz nga një marrëdhënie në vitet 1990 me Debbie Rosado.

    Gjatë asaj romance, këngëtari adoptoi edhe Alexin, djalin e madh të Debbie nga një lidhje e mëparshme, kështu që djali mban mbiemrin Muniz.

    Foto: Getty Images

    Më pas këngëtari u martua me Dayanara Torres – nga viti 2000 deri në 2004 – dhe patën dy djem.

    Dhe në martesën e tij të dytë me superyllin Jennifer Lopez, ai pati binjakë Emme dhe Max. /Telegrafi/

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Vip14 Tetor 2024
    Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj tashmë i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin. Lidhja e tyre përfundoi disa muaj pas Big Brother VIP...
    Vip14 Tetor 2024
    Dasma e Adrit dhe Ilirianës ka bërë bashkë Kaderin dhe Albën. Dikur të dyja ishin shoqe të mira në “BBVK”, por ato...
    Vip14 Tetor 2024
    Aktori i humorit Romeo Veshaj, ka bërë një lëvizje të papritur duke fshirë të gjitha fotot nga profili i tij në “Instagram”,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Tetor 2024
    Sot, NATO fillon stërvitjen e saj vjetore bërthamore, në të cilën do të marrin pjesë rreth 2000 personel ushtarak nga tetë baza...
    Lajme14 Tetor 2024
    Bashkatdhetarët nga Kosova kanë tentuar të dërgojnë speca drejt vendeve të ndryshme të Evropës, veçanërisht në Gjermani dhe Zvicër, për të përgatitur...
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, për FrontOnline, e konsideron si përzierje të shifrave fjalimin e kryeministrit Albin Kurti, të cilin e mbajti...
    Lifestyle14 Tetor 2024
    Dashi Dashuria: Nëse ju jeni në çift atmosfera e sotme nuk është e mirë, por ju jeni më të prirur për dialog...
    Lifestyle14 Tetor 2024
    Në momentin që jeni sëmurë, bakteret që përmban trupi juaj shpesh kalojnë në objekte të tjera të shtëpisë ndaj dhe është mirë...
    Vip14 Tetor 2024
    Adri dhe Iliriana sonte i dhanë fund beqarisë me një dasmë madhështore. Çifti, sonte vendosën të ia japin një dhuratë njëri-tjetrit në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.